Qytetarët në Tiranë nuk do të marrin biletë për çdo linjë autobuzi, por do të ketë një biletë unike. Projekti është prezantuar nga Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një diskutimi me shoqërinë civile. Sipas Kryetari të Bashkisë prjekti i ri do të jetë elektronik si dhe do të futet aboneja elektronike. Gjithashtu Veliaj ka paralajmëruar rikonfigurimin e linjave të autobusëve në mënyrë që të rritet shërbimi ndaj qytetarëve.
“Do të fusim dy koncepte, ku secila nga linjat të marrë hakun e vet, sipas një aboneje elektronike. Në bazë të impulseve që janë klikuar në çdo autobus ku ka udhëtuar pasagjeri, në atë proporcion ndahen edhe financat e linjave, në mënyrë që të sigurohemi se realisht shkon haka tek i zoti”, - u shpreh kryetari i Bashkisë.
Bileta unike përdoret gjërësisht nga shtetet më të zhvilluara europiane. Me biletë elektronike qytetarët mund të lëvizin për një afat të caktuar vetëm me një biletë. Koncepti i biletës elektronike dhe rikonfigurimi i linjave të transportit publik ka qenë një premtim i Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Terminalet
Gjatë diskutimit me shoqërinë civile Veliaj foli edhe për disa projekte të tjera që Bashkia do të realizojë në Tiranë dhe që synojnë kryesisht përmirësimin e kushteve të jetesës, trafikun dhe trajtimin e mbetjeve urbane.
Një prej tyre është edhe krijimi i dy terminalëve të autobusëve interurban, një në Laprakë dhe tjetri në Lundër, çka sipas Kryebashkiakut do të shmangte hyrjen në zonën urbane të mjeteve të mëdha të transportit interurban që vijnë nga rrethet, si dhe shtimin e rrugëve ku ecet me biçikletë. “Do bllokojmë transportin interurban. Njerëzit të zgjedhin transportin urban për të lëvizur brenda Tiranës. Çdo autobus që vjen nga rrethet përfundon te kali i Skëndërbeut në qendër dhe kjo s’është normale. Ne duhet të kemi 2 terminale në Lundër e Farkë dhe 1 në Laprakë për të bërë të mundur rregullimin e trafikut. Kjo bëhet për të rikonceptuar transportin publik”, - tha Veliaj.
Deri tani Bashkia e Tiranës ka prezantuar projektin për terminalin e Farkës, ku pritet t’i shërbejë autobuzave që vijnë nga Korça, Pogradeci, Elbasani, si dhe nga verilindja e Greqisë. Gjatë diskutimit me shoqërinë civile Kryebashkiaku ka folur edhe për vendgrumbullimet e mbeturinave në Sharrë, për të cilën, u shpreh se nuk do ketë shtim të një pike tjetër grumbullimi, por do të synohet të realizohet projekti i riciklimit të mbetjeve.
Risia
“Në bazë të impulseve që janë klikuar në çdo autobus ku ka udhëtuar pasagjeri, në atë proporcion ndahen edhe financat e linjave, në mënyrë që të sigurohemi se realisht shkon haka tek i zoti”
Premtimi
Koncepti i bieltës elektronike dhe rikonfigurimi i linjave të transportit publik ka qenë një premtim i Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 21 qershorit
Bileta
Me biletë elektronike qytetarët mund të lëvizin për një afat të caktuar vetëm me një biletë. Në shtete si Greqia apo Kroacia me një biletë mund të lëvizet për 1 orë e 30 minuta
Në një takim që zhvilloi me përfaqësues të shoqërisë civile në Bashkinë e Tiranës,kreu Erion Veliaj paralajmëroi se në mbledhjen e ardhshme të këshillit Bashkiak do të 4-fishohen gjobat për këdo që ndot kryeqytetin kjo pasi Tirana është kryeqyteti më i ndotur në rajon.
Aksioni për pastrimin e Tiranës
“Në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak do të 4-fishojmë gjobat për ndotësit e ambientit.Politika ka shumë nevojë për idetë dhe nismat e shoqërisë civile. Në këtë kontekst duhet ta shikonim njëritjetrin si partnerë. Për shumë prej jush që po inkurajojnë ligjin për vullnetarizmin, beteja më e madhe është ajo me mentalitetin. Për këdo që mendon se në kapitalizëm nuk ka nevojë për vullnetarizëm mjaftojnë të shkojë vendet e zhvilluara atje ku ka më shumë vullnetarizëm. Çështjen e pastrimit në qytet e kemi marrë shumë seriozisht. Besoj që ata që kanë lindur në komunizëm e dinë se varfëria nuk tregon mungesë higjiene. Prandaj ne jemi një qytet që duhet të fillojë të punojë, pasi procesi i pastrimit është shumë larg ambicieve tona, por besoj se është shumë më ndryshe se 4 javë më parë”, tha Veliaj.
Sipas tij, “monopolin e pastrimit nuk e ka bashkia e ka e gjithë shoqëria. Kjo është arsyeja që ne kemi marrë disa masa, ndaj kemi vendosur disa gjoba të rënda, se jemi vendi më i ndotur në rajon. Do doja t’ju kisha në krah në aksionin e 4 shtatorit për të treguar se jemi një qytet që bie por që edhe ngrihet bashkë. Do doja të ishit pjesë e këtij operacioni, të bëheshit pjesë e këtij aksioni për të pastruar Tiranën- tha Veliaj
Kështu është shprehur Kryebashkiaku Veliaj në në një takim që zhvilloi me përfaqësues të shoqërisë civile në Bashkinë e Tiranës.Veliaj ka ftuar qytetarët të jenë pjesë e askionit vullnetarë të pastrimit të Tiranës më 4 shtator duke theksuar se partneriteti me shoqërinë civile është ndër më të rëndësishmit për të bërë të mundur pastrimin e qytetit
Transporti në kryeqytet
Në përgjigjet e tij ndaj pyetjeve të qytetarëve Veliaj foli edhe për disa masa që do të lehtësojnë trafikun. Ai tha se do të nisë me një propozim për abone elektronike duke shtuar se duhet ‘ti japim fund skenave ku njerëzit shqyhen për të marrë abone, të mos ua bëjmë më jetën ferr’.
Ndër të tjera ai propozoi që “transporti i furgonave dhe autobusëve nga rrethet të mos bëhet më brenda Tiranës. Do bllokojmë transportin interurban. Njerëzit të zgjedhin transportin urban për të lëvizur brenda Tiranës”. Sipas tij, “20% e trafikut shkaktohet nga furgonat që furnizojnë minimarketet, prandaj do caktojmë orët e natës dhe herët në mëngjes për lëvizjen e tyre”
"Cdo autobus që vjen nga rrethet përfundon te kali i skëndërbeut në qendër dhe kjo sështë normale,Ne duhet të kemi 2 terminale në Lundër e Farkë dhe 1 në Laprakë për të bërë të mundur rregullimin e trafikut.Kjo bëhet për të rikonceptuar transportin publik.Gjitashtu tani që nis sezoni shkollorë lind nevoja për të zgjidhur problemin e trafikut.20% e trafikut do të shmanget nëse furgonat që furnizojnë minimarkete e supermarket në kryeqytet nuk do ndalonin për gjënë më të vogël në cdo një metër rrugë prandaj për këtë ne do të vëmë një orar furnizimi natën përshëmbull që të bëhet furnizimi dhe që nxënësit të shkojnë në shkollë në orarin e caktuar”-tha Veliaj
Veliaj: Mblodhëm 2 milionë Euro për ristrukturimin e kopshteve
Lidhur me çështjen e rikonstrukturimit të kopshteve kryebashkiaku u shpreh se Bashkia ka arritur të mbledhë 2 milionë euro në total nga nisma 'Adopto një Çerdhe'
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO