Projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier, banorët e Bërxullës ngrihen në protestë: Duam informacion nëse na rrezikohen banesat
Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish në protestë për projektin e rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi.
BËRXULLË- Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish në protestë për projektin e rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.
Sipas banorëve, askush nga ARRSH apo nga pushteti vendor. Banorët kanë bërë kërkesë për informacion më të detajuar për projektin dhe të dhënat teknike.
'Asnjë s’na kanë treguar, edhe shtëpia na preket. As rrugë dytësore asgjë, sesi do kalojmë ne askush se di. Se di si i duket Edi Ramës që vjen dhe na i prish… Ne me gjak do t’i mbrojmë pronat tona.'- tha një banore.
Të pyetur nga gazetari Arsen Rusta për çmimin e tokës, banorët dhanë shifra të ndryshme lidhur edhe me vlerën në treg.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që banorët e Bërxullës janë ngritur në protestë, më herët banorët thanë se nuk janë kundër projektit por problematika sipas tyre është te vlera e tokës dhe banesës.
Sipas banorëve, rrezikohen 20 banesa nga projekti dhe qeveria nuk ka një vendim për zhvendosjen e tyre. Shtyllat e projektit do të prekin mbi 60 banesa të tjera nëse zhvendosen nga zhvendosja e aksit, thanë banorët.
Protesta në Bërxullë, banorët shkojnë të përzënë firmën nga toka ku nisën punimët
Në shenjë revolte nga mospërfillja e ARRSH dhe pushtetit vendor për t’u informuar në formë më të detajuar, banorët e Bërxullës kanë shkuar të përzënë firmën nga toka ku nisën punimet. Banorët nuk janë kundër projektit për duan të marrin informacion për tokat e tyre dhe banesat të cilat u rrezikohet.
Toka ka cmim reference.toke bujqesore ka cmim tjeter Toka truall cmim tjeter.nuk Shirt Toka ne burxull njesoj me cmimin ne autostrada Ose fark a kundi un
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.3%
Të gabuar
81.3%
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4548
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Toka ka cmim reference.toke bujqesore ka cmim tjeter Toka truall cmim tjeter.nuk Shirt Toka ne burxull njesoj me cmimin ne autostrada Ose fark a kundi un
Përgjigju