Projekti i stadiumit,Paloka i përsërit
kërkesën Ramës për transparencë

Projekti i stadiumit,Paloka i përsërit<br />kërkesën Ramës për transparencë
Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka vazhdon të akuzojë kryministrin Rama për mungesë transparence në planin e tij për stadiumin Qemal Stafa ku ka deklaruar se i ka ribërë kërkesë kryeministrit për transparenë

Paloka në një deklaratë për mediat u shpreh se Rama vazhdon të mbajë të fshehur planin e tij klientelist e korruptiv për stadiumin.

Deklarata e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka:

Edi Rama vazhdon ta mbajë të fshehtë planin e tij klientelist e korruptiv për stadiumin Qemal Stafa.

Me datë 3 maj, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike unë i kam dërguar një shkresë zyrtare ku kërkoj informacion dhe vënien në dispozicion të praktikës zyrtare që ka ndjekur:

1. Projekti i Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT),

2. Kontratën e partneritetit publik-privat,

3. Procesverbalin e mbledhjes së shoqërisë anonime ku del qëndrimi që kanë mbajtur përfaqësuesit e shtetit,

4. Procedurat që janë ndjekur për përzgjedhjen e firmës fituese,

5. Dokumentacionin  e plotë dhe procedurën e ndjekur nga KKT për miratimin e këtij projekti.

Sipas ligjit Edi Rama është i detyruar të kthejë përgjigje brenda 15 ditësh.

Afati ka skaduar, dhe Edi Rama nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Në vend që të zbatojë ligjin e të përgjigjet Edi Rama ka vendosur të thyejë ligjin e të heshtë. Të heshtë e të mos bëjë transparencë për asnjë nga vendimet e ndërtimit të Kullës dhe qendrës tregtare mbi stadium.

Eshtë kjo arsyeja pse ai fshihet.

Eshtë kjo arsyeja pse ai dëboi me truproja përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe gazetarët, edhe pse shpalli gjoja një dëgjesë publike.

Edi Rama e di se sa më shumë të dalin në dritë dokumentet e këtij pakti, aq më shumë zbulohen para publikut përmasat e këtij skandali financiar. Prandaj i fsheh këto dokumente edhe duke shkelur ligjin.

Po i kujtoj sot se e ka detyrim ligjor të përgjigjet e të vërë në dispozicion praktikën që ka ndjekur. Jam sot këtu për të bërë publike, letrën e dytë, ripërsëritjen e kërkesës për informacion. Partia Demokratike nuk do ta përligjë kurrë këtë projekt korruptiv dhe çdo hap që hidhet në drejtim të realizimit të tij do të trajtohet në kuadrin e ligjit anti-mafia sa i përket personave përgjegjës dhe pasurive të krijuara apo investuara.

Ne jemi për një stadium modern, sipas të gjitha standardeve olimpike, ku prioritet kanë hapësirat për qytetarët e për sportin, dhe jo qendrat tregtare, kullat dhe oligarkia që pastron paratë e qelbura të regjimit të korruptuar të Edi Ramës.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës