Sot në Vlorë u prezantuan projektet për stadiumin e ri. Pas prezantimit të projekteve finaliste, alternativa e studios belge 'XDGA' u shpall fituese. I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, por edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Rama nënvizoi se këto projekte nuk do të përmbyllen me kaq, ato do të vazhdojnë. Ai gjithashtu ripërmendi edhe hapjen e kantierit të stadiumit të dytë në Tiranë.

“Pas këtyre 3 projekteve ne do të ulemi dhe do të studiojmë se cilët do jenë vagonët e tjerë që do i bashkohen këtij treni. Këtij treni që lokomotivën e ka në Tiranë tek stadium ‘Air Albania’

Dhe, së shpejti do të hapim edhe kantierin e stadiumit ë dytë të Tiranës, serish me një partneritet publik privat. Vlora, prej kohësh kërkon një stadium siç i ka hije, sot është koha për ta ndërtuar sepse ju e dini që Vlora kaloi periudhë izolimi dhe braktisje. Dhe vetëm vitet e fundit ka ardhur në vete. Edhe pse ishte buzë detit Vlora dikur nuk vizitohej. Sot është krejt e kundërta,  sepse ka zhvillim. Për ne, sporti është prioritet i shpallur përmes veprimit.”- tha Rama.  Edi Rama

Konkursi ndërkombëtar quhet “Qendra e re e Vlorës” dhe u prezantua fillimisht nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se vijon punën për kontrata me klube prestigjoze të futbollit në botë.

Ndërkohë në një njoftim zyrtar, klubi i futbollit Flamurtari ka bërë me dije se do të largohet nga salla në momentin kur do të referojnë përfaqësues të FSHF-së.

Presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi ka bojkotuar nisjen e takimit në qytetin e Vlorës, ku po prezantohet projekti i stadiumit të ri të qytetit. Shkak për këtë mungesë janë përplasjet që Idrizi ka me kreun e FSHF-së Armando Duka.

"Flamurtari Footboll Club , gjatë dëgjesës refuzon të jetë bashkëdëgjues në momentin kur do të referojnë të deleguarit e Federatësë Shqiptare të Futbollit. Kjo formë civile e protestës, vjen mbas penalizimeve të njēpasnjëshme ndaj klubit, ku rasti më i fundit është mbyllja e stadiumit deri në fund të sezonit me vendimin arbitrar për të mbajtur jashtë stadiumit, sportdashësit vlonjat. Refuzojmë teatrin absurd të Federatësë Shqiptare të Futbollit!", thuhet në reagimin e Flamurtarit.

Në një prononcim për mediat, kreu i FSHF-së Armand Duka mohoi të ketë një përplasje me përfaqësuesit e klubit vlonjat.

Në garë ishin edhe 2 projekte të tjera nga studiot prestigjioze bashkëkohore FUKSAS (Itali) dhe OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër).

 

VIDEO / Armand Duka dhe Sinan Idrizi

 

 

FUKSAS (Itali)

 

 

OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër)

 

 

XDGA (Belgjikë)

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:43
Projekti belg shpallet fitues për ndërtimin e stadiumit të ri të Vlorës

Pas prezantimit të tre projekteve për stadiumin e ri të ‘Flamurtarit’ në Vlorë, alternativa e studios belge XDGA u shpall fituese.

‘Për të zgjedhur fituesin pamë me kujdes termat e referencës të një koncept të ri për qendrën e qytetit së bashku me stadiumin. Nuk e kemi parë si një skemë më vete, por si një skemë që duhet të merren parasysh edhe aktorë të ndryshëm. Në pamë edhe fizibilitetin, kërkesat financiare dhe për këtë arsye kemi zgjedhur 'XDGA' si fitues.’- u shpreh një nga anëtarët e jurisë.

‘Jemi shumë të kënaqur, pasi jemi vërtet të përfshirë në qytetin e Vlorës.’- tha përfaqësuesi i studios fituese.

Në garë ishin edhe 2 projekte të tjera nga studiot prestigjioze bashkëkohore FUKSAS (Itali) dhe OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër).

Ora 15:12
Bojkotoi fjalën e Dukës gjatë ceremonisë për stadiumin e ri të Flamurtarit, Idrizi: Më vjen zor t'i zë emrin në gojë

Në teatrin Petro Marko të Vlorës po mbahet dëgjesa publike nga ku më pas do të shpallet projekti fitues për stadiumin e ri.

Presidenti i Klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi ka folur pas bojkotit që i bëri fjalimit të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, duke i kërkuar që mediat mos t’i përmendin emrin e këtij të fundit. Ai tha se nuk kishte përplasje me Dukën por është i revoltuar për mbylljen e stadiumit të klubit të tij.

“Ju lutem mos na prishni festën me personazhe që më vjen zor tju zë emrin në gojë, ju lutem. As unë nuk kam përplasje me Dukën, skam përplasje me asnjeri. Thjesht jam përfaqësues i një institucioni që i është mbyllur stadiumi dhe një personazh që për 4 javë nuk do të shoh as ndeshjet e Flamurtarit. Ju lutem, kam ngrënë një mëngjes shumë të mirë, mos ma prishni mëngjesin”, tha Idrizi.

Ora 13:52
Idrizi bojkotoi prezantimin e projektit nga sulmet e shumta të Flamurtarit, Armand Duka në Vlorë: Ju meritoni më shumë

 

Presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi ka bojkotuar nisjen e takimit në qytetin e Vlorës, ku po prezantohet projekti i stadiumit të ri të qytetit. Shkak për këtë mungesë janë përplasjet që Idrizi ka me kreun e FSHF-së Armando Duka. Mirëpo, ky i fundit ka zgjedhur që në fjalimin e tij të mos e përmend aspak si detaj.

 “Flamurtari meriton shumë më shumë sesa infrastrukturën sportive ka sot.

Me të gjithë ndryshimet e mëdha që janë bërë në Vlorë, ndryshimet në infrastrukturën sportive mbase nuk janë të merituara për Flamurtarin.

Dhe për futbollistët e popullin vlonjat. Futbolli, pa dyshim që është loja më e bukur në botë, më e bukura dhe më e ndjekura në Shqipëri.

Më e dashura edhe për vlonjatët, ka tre elementë kryesorë: atë të edukimit, bazën materiale dhe infrastrukturën sportive”, u shpreh Duka.