Menjëherë pas deklaratës që bënë Ministri Haxhonasto dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj mbi projektin e unazës së madhe, ka reaguar Partia Demokratike e cila ka thënë se kjo qeveri nuk ka asnjë shpresë se mund të bëjë diçka, pasi bën vetëm mashtrime e propagandë.
Sipas Partisë Demokratike, ministri Haxhinasto e kryebashkiaku veliaj bëjnë rolin si Loli e Coli duke u munduar të duken sikur punojnë, por që nuk kanë lekë për të përfunduar këtë projekt pasi lekët që iu mblidhen shqiptarëve shkojnë në xhepat e pushtetarëve.
Ja deklarata e plotë e Partisë Demokratike
“Me këtë qeveri s’ka asnjë shpresë se diçka do të ndryshojë dhe kjo u pa qartë dhe në këtë fillim viti, i cili nisi me propagandë dhe mashtrime. Asnjë investim i ri nuk ka nisur me këtë qeveri e projektet e nisura kanë ndalur së zbatuari.
Për tu dukur sikur punojnë , Mondi dhe Eri, si Loli dh Coli u shfaqën mbi gërmadhat e një projekti i cili duhet të ishte drejt përfundimit. Por punët ecin me ritmin e breshkës sepse nuk ka lekë, sepse lekët që u mblidhen qytetarëve me taksat e rritura me çmimin e rritur të energjisë dhe të naftës, vidhen nga qeveritarët. 1.2 miliardë dollarë është shuma e parave të vjedhura në mbi një vit .
700 milionë dollarë më shumë borxh janë marrë nga kjo qeveri e sot nuk kanë një bilanc, asnjë rrugë të re, asnjë shkollë te, asnjë spital të ri, 0 investime të reja”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com