Bashkia e Tiranës e kishte parashikuar shembjen e saj që në buxhetin e vitit 2012, por ky investim nuk u realizua, ndaj e kanë kaluar për vitin 2013. Bashkia jepte edhe arsyet se përse e ka marrë këtë vendim.

“Shkolla 9-vjeçare “Hoxha Tahsim” ndodhet  në rrugën “Hoxha Tahsim”, njësia bashkiake nr.2. Në shkollën 9-vjeçare “Hoxha Tahsim” do të kryhet ndërtim i ri duke prishur objektin ekzistues.

Ky ndërtim është i nevojshëm pasi zona përreth ka mungesë të shkollave të mesme, kurse kjo shkollë 9-vjeçare është shumë më pak e frekuentuar.

Shkolla e re e mesme do të zgjidhë problemin e mbingarkesës së nxënësve që ka shkolla e mesme “Ismail Qemali” e cila aktualisht zhvillon mësimin me dy turne.

Projekti duhet të parashikojë, në përputhje me standartet bashkëkohore që ofron arsimi parauniversitar, të gjitha hapësirat e nevojshme për nxënësit dhe mësuesit më ambjente laboratorike, salla mësuesish, palestra, instalimin e sistemit të ngrohjes, duke u shërbyer kështu rritjes së cilësisë së mësimdhënies. Fondi është 108.000.000 lekë”, - thuhej në pr.buxhetin e vitit 2012.