Në Vlorë shumë shpejt nisin punimet për portin më të ri turistik. Atë që Kryeministri i vendit e cilësoi si marina moderne, tashmë do ta shohim të realizohet në një kohë të shkurtër. Marina Vlorë do të jetë impianti më i ri i punimeve që do të ngrihet aty ku sot ndodhet porti industrial i qytetit.
Përfaqësues të konsorciumit që ka marrë përsipër këtë investim madhor shprehen se Vlora dhe gjithë bregdeti shqiptar e meriton një marinë të krahasueshme me ato që kanë vendet e rajonit dhe Marina Vlorë do të plotësojë pikërisht këtë mungesë. 2.8 miliardë lekë do të jetë vlera e investimit, e parashikuar të shtrihet përgjatë 3-4 viteve. Volumi i punimeve do të përballohet me anë të kompanive lokale, duke siguruar kështu qindra vende të reja pune.
Nisur dhe nga vetë natyra e projektit, pozicionet më të shumta të punës do jenë në inxhinieri marinash, inxhinieri navigimi, informacion dhe teknologji komunikimi, ndërtim, arkitekturë, si dhe profile të ndryshme ekonomike. Numri i të punësuarve parashikohet të kalojë 500 persona, duke dhënë kështu një kontribut të ndjeshëm në punësimin e banorëve.
Marina Vlorë do të ndjekë modelin e qendrave të ngjashme nëpër Europë, kurse në rajon mund të përmendim marinat në Malin e Zi apo Kroaci si më të afërtat. Sipas parashikimeve, kur të fillojë funksionimi, kjo marinë në vetvete do t’i sjellë ekonomisë së Vlorës rreth 4,3 milionë euro në vit të ardhura. N.q.s. marrim parasysh edhe shërbimet ndihmëse që do ta shoqërojnë atë, si p.sh. hoteleria, baret dhe restorantet apo edhe turizmin lokal, vlera e përgjithshme që do të krijohet për komunitetin arrin mbi 20 milionë euro në vit. Këto shifra tregojnë rëndësinë e vërtetë që do të ketë ky zhvillim për Vlorën dhe jo vetëm.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
45.8%
-
Jo
50.2%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 8636
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jetë në det! Pasioni i peshkatarëve të Orikumit e Radhimës: Janar-shkurti i vështirë, marsi i mirë në gjueti, shfrytëzimi pa kontroll po e varfëron detin
5 Janar, 16:40
-
Maja e Qorres, specialistët e emergjencave civile ngjiten në 2018 metër lartësi! Në ndihmë të turistëve që humbin rrugën (VIDEO)
5 Janar, 15:27
-
Vlorë/ Tentoi të vjedhë një makinë me karrotrecin e tij në fshatin Panaja, vihet në pranga 31- vjeçari
5 Janar, 10:58
-
Dhjetëra shpendë të ngordhur në Vlorë, Shërbimi Veterinar: Mblodhëm mostra për analizat! Dyshohet për grip shpendësh
5 Janar, 10:42
-
Dhjetëra shpendë të egër të ngordhur në plazhin e Vlorës, ekspertët për Report Tv: Dyshohet për gripin e shpendëve, nesër bëjmë analizat, s’ka rrezik për qytetarët
4 Janar, 17:43
-
Festat mbaruan, fluks i emigrantëve në Portin e Vlorës, 1700 persona në dy ditë! Bie përkohësisht sistemi i doganës maqdonase në Qafë-Thanë, radhë mjetesh (VIDEO)
4 Janar, 15:56
-
Vlorë/ Humbi në Karaburun, gjendet pas 24 orësh turistja austriake (VIDEO)
4 Janar, 15:32
-
Sarandë/ Sherri masiv në fshatin Gjashtë, AMP arreston 8 persona, mes tyre 4 policë! Sekuestrohen 3 pistoleta (EMRAT)
2 Janar, 19:19
-
Vlorë/ Arrestohet hajduti i marketeve, 7 bastisje në 3 javë! Shqyente dyert me leva, e kapën kamerat e sigurisë (EMRI+VIDEO)
2 Janar, 12:54
-
Sarandë/ Sherr masiv mes 12 personave në fshatin Gjashtë! Të përfshirë dhe 4 policë, 3 prej tyre vëllezër! Efektivët ishin jashtë shërbimit (EMRAT+FOTO)
2 Janar, 09:14
-
VIDEOLAJM/ Plazh në janar, qytetarët sfidojnë të ftohtin në Vlorë
2 Janar, 08:14
-
Festuan Vitin e Ri/ Mbi 125 persona në urgjencën e Lezhës e Vlorë, shkak konsumimi i alkoolit dhe dëmtimi nga fishekzjarret
1 Janar, 14:19