Projekti për liqenin, Bozdo: Rama
e Veliaj të ndalojnë betonizimin

Projekti për liqenin, Bozdo: Rama<br />e Veliaj të ndalojnë betonizimin
TIRANË- Lidhur me projektin e kryeministrit Rama për liqenin artificial ka reaguar Bashkia e Tiranës nëpërmjet Eno Bozdos akuzoi sot kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e ri, Erion Velijan se kanë plan të betonizojnë sheshin Nënë Tereza dhe Liqenin Artificial.
 
Teksa ka reaguar në lidhje me projektin e prezantuar sot nga kreu i qeverisë, për Liqenin Artificial, Bozdo tha se Rama prezantoi një konkurs fals.
 
Rama prezantoi sot projektin për Liqenin. Në kulmin e fushatën elektorale Veliaj theksoi e nuk do të lejojnë asnjë të ndërtojë në këtë zonë. Sot tre javë më vonë bie ndesh me shefin e tij. Ata po nxjerrin në pah premtime të gënjeshtrat për Ramën dhe Velijan. por që Rama të vinte deri këtu, bllokoi projektet e bashkisë. Atje ku ishte parashikuar gjelbërim, Rama parashikon të ndërtojë. Atja ku parashikoheshin parqe dhe pemë, rama betonizon. ne kundërshtojmë me forcë këtë pseudo­konkurs. Rama dhe zgjatimi i tij, Velija do ‘godasë’ parkun.”, tha Bozdo. Nga ana tjetër ai i bëri thirrje shoqërisë cilivile të kundërshtojë këtë projekt. “I bëjmë thirrje shoqërisë civile, gazetarëve që të detyrohen Ramën dhe Veliaj që të tërhiqen nga betonizimi i sheshit Nënë Tereza dhe parkut të Liqenit Artificial.”, përfundoi fjalën e tij Enno Bozdo
 
Ja deklarata e plotë
Ende pa u ulur në karrigen e kryebashkiakut, Rama dhe Veliaj tashmë kanë marrë vendimin për të betonizuar hyrjen e parkut të liqenit artificial në Tiranë si dhe për të shkatërruar sheshin “Nënë Tereza”, monument kulture.
 
Pasi bllokoi për dy vjet projektet e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama hodhi në fushatë miliona euro me burime të padeklaruara vetëm për të shtënë në dorë Bashkinë e Tiranës dhe sot çdokush e ka të qartë përse. Për të vazhduar betonizimin e saj, aty ku e la. Me një konkurs fallco, Edi Rama prezantoi sot projektin e tij të betonizimit pa kthim të hyrjes së parkut të liqenit dhe sheshit “Nënë Tereza”.
 
Të gjithë e mbajnë mend se si në kulmin e fushatës elektorale, Veliaj, premtoi se nuk do të lejonte asnjë ndërtim të ri komercial në Tiranë, se do të zgjeronte kufijtë e parkut të liqenit dhe se do të mbronte dhe promovonte trashëgiminë kulturore të Tiranës.
 
Sot, tre javë më vonë, shefi i tij nxjerr zhveshur para shqiptarëve falsitetin e këtyre premtimeve, duke faktuar se kanë planifikuar diçka tjetër për Tiranën, në drejtim të kundërt me çfarë premtuan në fushatë, betonizimin e parkut dhe degradimin përfundimtar të sheshit “Nënë Tereza”, nëpërmjet ndërtimeve të reja që ai dhe Rama kanë planifikuar të ngrenë aty. Pra, premtimet rezultuan të gënjeshtërta për Ramën dhe Veliajn.
 
Por që Rama të mbërrinte deri këtu, iu desh më parë të bllokonte projektin e Bashkisë Tiranë për sheshin “Nënë Tereza”. Ju ftoj të shikoni fotot se si ky projekt ishte parashikuar të zhvillohej nga ana e Bashkisë dhe se si Rama kërkon ta ndryshojë. Pamjet flasin vetë. Atje ku ishte parashikuar gjelbërim, Rama parashikon të ndërtojë, atje ku koncepti i projektit të Bashkisë harmonizohej me hapësirën e gjelbër, Rama parashikon beton, atje ku parashikohej park dhe pemë, Rama parashikon sipërfaqe ndërtimi, atje ku është dhe duhet të jetë parku, Rama do të ndërtojë shumëkatësh.
 
Ne kundërshtojmë me forcë të madhe këtë çmenduri për betonizimin e parkut dhe për shkatërrimin e sheshit “Nënë Tereza”. Pseudo-konkursi është një farse klienteliste që shërben vetëm për të kamufluar atë që Rama dhe zgjatimi i tij në Bashki, Veliaj tashmë kanë vendosur, goditjen përfundimtare për parkun dhe sheshin “Nënë Tereza”.
 
U bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës pa dallim, shoqërisë civile dhe gazetarëve të lirë të bashkohen për të kundërshtuar me të gjithë forcat këtë pabesi ndaj Tiranës dhe banorëve të saj dhe për të detyruar Ramën të tërhiqet nga betonizimi korruptiv i sheshit “Nënë Tereza” dhe hyrjes në parkun e liqenit.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)