Projekti TAP, Gjiknuri: Po punojmë
 për një treg të gazit në Shqipëri 

Projekti TAP, Gjiknuri: Po punojmë<br /> për një treg të gazit në Shqipëri 
Projekti për gazifikimin e Shqipërisë ka mbledhur të martën në një tryezë ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri, specialistë të fushës dhe përfaqësues të kompanive investitore, MEI dhe Socar. Në fjalën e tij, ministri Gjiknuri e vuri theksin tek nevoja për diversifikimin e burimeve të energjisë në vend. 

“Po punojmë që të kemi një plan për tregun e gazit në Shqipëri, pasi ka një interes të madh për përdorimin e gazit si nga familjet, ashtu edhe nga shumë industri. Po punojmë që tregu i gazit në Shqipëri të bëhet një realitet, për shkak të ndërtimit të TAP, mund të ketë gaz të tepërt e Shqipëria duhet të përfitojë nga një treg gazi. Gjithashtu, kërkesat e Evropës për gaz janë shumë të mëdha”, ka thënë Gjiknuri. Fjala e ministrit Gjiknuri në seminarin për Gazin në Shqipëri

Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë azere Socar, Ibrahim Idarov e cilësoi si shumë të rëndësishëm projektin për gazifikimin e Shqipërisë, ndërsa shprehu interesin për zgjerimin e bashkëpunimit. 

“Shqipëria është një vend mjaft i rëndësishëm për shtrirjen e këtij projekti, zbatimi i të cilit hap vende të reja pune në vendet ku kalon”, deklaroi Idarov.  


Ne seminar mori pjese dhe Albpetrol sh.a, kompania shteterore e naftes, e cila zoteron edhe te drejtat e shperndarjes se gazit ne Shqiperi. Perfaqesuesit e Albpetrol bene nje prezantim te situates se rrjetit te gazit ne Shqiperi, por edhe te mundesive qe paraqiten per industrine e gazit.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Publikohet videoja e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt

Publikohet videoja e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt