Banorët që preken drejtpërdrejt nga projekti TID në Durrës, u është mundësuar një takim me kryeministrin Edi Rama. Bëhet fjalë për rreth 74 familje, që do të shpronësohen me qëllim rijetëzimin e bulevardit historik “Edidamn”, të cilët do të kenë nga një përfaqësues në takimin me Ramën sot.
Sakaq, kryeministri Edi Rama ka mbërritur paraditen e sotme në bashkinë e Durrësit aty ku po zhvillon takimin me banorët e Durrësit. Banorët tashmë ndodhen të ulur në karriget e këshilltarëve bashkiakë ndërsa mbledhja po zhvillohet pa praninë e mediave.
Prej ditësh banorët protestojnë duke u shprehur kundër bonusit të qirasë që bashkia ka planifikuar për banorët pas shpronësimit, një fond prej 315.5 milionë lekësh. Ata nuk janë kundër zhvillimit, por kundër marrjes së banesave nga shteti dhe mossigurimit nga ana e tyre të një tjetër çatie.

Përfaqësuesit e familjeve të Durrësit në bashki
Lajmi në përditësim...
Komente












