Projekti i ndërtimit të Unazës së Re ka prekur edhe banesën e Nexhmije Hoxhës bashkëshortes së ish diktatorit Enver Hoxha, që ndodhet në lotin e dytë të unazës pranë ish sheshit Shqiponja. Report TV u interesua pranë Bashkisë së Tiranës ku u informua se procesi i shpronësimit të banesës së bashkëshortes së ish diktatorit ka përfunduar.

Tashmë pritet të njoftohen zyrtarisht edhe familjarët e Nexhmije Hoxhës dhe më pas kompanisë së kontraktuar për zhvillimin e projektit në lotin numër dy i hapet rruga për shembjen e banesës së saj të vendosur pranë ish pularisë.

Në katin e dytë të godinës, që prej vitit 1994 ka jetuar Nexhmije Hoxha. Ajo u nda nga kjo jetë në moshën 99-vjeçare, më 26 shkurt të këtij viti.

Report TV mëson se krahas punimeve për zhvillimin e projektit Bashkia e Tiranës vijon punën për shpronësimin e banesave që preken nga ndërtimi i unazës së re.

1592839526_1592834936BANESAENEXHMIJEHOXHES.jpg

Banesa e Nexhmije Hoxhës