Një projektligj i ri për sigurimin e depozitave ka mbërritur në Kuvend dhe synon të zgjerojë bazën e depozituesve të mbrojtur nga skema. Siç theksohet në relacion, projektligji i propozuar merr shkas edhe nga rekomandimet e misionit të BB-së për vlerësimin e sektorit financiar në Shqipëri. Ndryshimet synojnë zgjerimin e bazës së depozituesve të mbrojtur nga skema nëpërmjet përfshirjes së depozitave të tregtarëve dhe shoqërive tregtare në depozitat e sigurueshme. Synohet edhe përshpejtimi i afatit të kompensimit të depozitave nëpërmjet detajimit të funksioneve të likuidatorit në lidhje me përjashtimet nga listë-pagesa për kompensim
/Shqiptarja.com











