helikopterë për emergjencat civile. Nëpërmjet një projektligji i cili ndryshon marrëveshjen e nënshkruar nga qeveria e mëparshme Berisha për blerjen e 5 helikopterëve Cougar, qeveria parashikon që të blejë 4 helikopterë ushtarak dhe 2 për emergjenca civile. Sipas ndryshimeve të parashikuara në projektligj, qeveria nuk do të shpenzojë para për të blerë këto helikopterë, pasi ndryshimet e bëra në kontratë shkojnë në të njëjtën shumë që ishte parashikuar që në fillim të shpenzoheshin.
/Shqiptarja.com












