Projektligji/ Energji falas për
familjet me ndihmë ekonomike

Projektligji/ Energji falas për<br />familjet me ndihmë ekonomike
TIRANE- Një nismë e deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, për faljen e një sasie të energjisë elektrike për familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, është dorëzuar në Kuvend. Projektligji i siguruar nga “Shqiptarja.com”, ka për qëllim përcaktimin e kilovatëve të energjisë elektrike, e cila do t’i jepet falas të gjitha familjeve apo individëve që k1asifikohen në nevojë dhe që përmbushin kriteret për të përfituar ndihmën ekonomike. Ndryshimi i ligjit “Për Ndihmën dhe Shërbimet shoqërore” përkatësisht në nenin 3 dhe 4 të tij, sipas propozuesve, bën që 82 mijë familje të cilat trajtohen me asistencë sociale, të përfitojnë në faturën mujore, faljen e një sasie energjie prej 150 kilovat në dimër dhe 90 kilovat në verë. Projektligji është dorëzuar në Kuvend në datën 23 dhjetor dhe pritet që të kalojë në komisionet parlamentare për tu shqyrtuar. 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dita e katërt në qeli për “Babalen”, por Ervin Salianji vijon poston në Facebook nga Burgu! Telefonat dhe rrjetet sociale janë të ndaluara, si i realizon?

Dita e katërt në qeli për “Babalen”, por Ervin Salianji vijon poston në Facebook nga Burgu! Telefonat dhe rrjetet sociale janë të ndaluara, si i realizon?