TIRANE- Drejtori Operacional në Shtabin e Përgjithshëm të FA, Idriz Haxhia, shpjegon ndryshimet dhe risitë që parashikojnë 3 projektligjet për Forcat e Armatosura. I ftuar në studion e “A1 Report”, Haxhia tha se ligji i gradave është më ekonomik krahasuar me ligjin e mëparshëm, pasi synon reduktimin e një numri më të vogël ushtarësh, dhe mbajtjen e tyre për një kohë më të gjatë. Ndërsa sa i takon ligjit për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrotjes, Idriz Haxhia shpjegon se me ligjin e ri agjencia fokusohet më mirë në misionin dhe detyrat e veta.
“Këto ligje sjellin ndryshime rrënjësore por duke ruajtur të paprekura përcaktimet kushtetuese.
Ligji i gradave ishte enjë ndër tre ligje që u miratuan. Sjell 3 ndryshime të rëndësishme, dhe risi në krahasim me ligjin aktual. Aktuali është i vitit 2004 dhe ka bërë një punë të vyer, në krijimin e piramidës së trupës së oficerëve për një periudhë të caktuar. Por ligji i ri i gradave është më ekonomik, dhe ka një raport kosto-përfitime më të mirë krahasuar me ligjin aktual. FA tani e tutje do rekrutojnë një numër më të vogël ushtarakësh dhe do e mbajnë atë më gjatë në shërbim. Ky ligj është me eficent, pasi në të gjitha kategoritë e ushtarëve do të rekrutohen ushtarë profesionistë.
Është një ligj më efektiv i lidhur me performancën e individit në FA, duke e bërë atë një organizëm konkurrent ku gjithsecili krahasohet me vlerat e tij dhe performancën e tij.
Edhe ligji i agjencisë të inteligjencës së mbrojtjes ka bërë një evoluim të vazhduar. Risitë kryesore kanë të bëjnë në historikun këtij shërbimi, me ligjin e ri e fokusojnë agjencinë në misionin dhe detyrat e veta. E vë në dispozicion të FA, kontribuon dhe fokusohet në aktivitetet e zbulimit dhe kundërzbulimit në interes të FA dhe operacioneve të saj. Në ndryshim me ligjin paraardhës e kthen atë në një strukturë eficente”, tha Haxhia.
Sa i takon prekjes apo jo të kompetencave të Presidentit, Haxhia tha se është përgjegjësi politike bahkëpunimi me FA në funksion të anëtarësimit në NATO.
“Koncepti i ngritjes së FA sot nuk ka të bëjë me atë që u mendua me parë. Sot kemi forca të armatosura të dislokueshme, që po operojnë edhe në vende të tjera. Një kompetencë tjetër është hartimi i strukturës së FA. Struktura në ditët e sotme nuk është një tabu, por një strukturë në ndryshim të vazhdueshëm. Kompetencë tjetër e diskutuar ka qenë emërimi dhe qarkullimi i në detyrë i gradave madhore. Presidentit i janë lënë përcaktimet madhore që i ka Kushtetuta. Ndërsa kompetencat e tjera që i jepen me ligje të veçanta mund të ndryshohen”, shpjegon Haxhia.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com