Projektligji i fiskalizimit/ PD: Kasat fiskale jashtë përdorimit, ligji i ri zhvat bizneset

Partia Demokratike me anë të një deklarate për mediat ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe ndaj ministrisë së financave duke thënë se me ligjin e ri për fiskalizimin digjital, do të zhvasë bizneset.

Më anë të ish-deputetit, Endri Hasa, PD thotë me tej se qeveria po përgatit ligjin, i cili nxjerr jashtë përdorimit kasat fiskale të bizneseve dhe i zëvendëson ato me një sistem të ri për faturat.

Edhe pse ministria e Financave ka deklaruar se kasat fiskale është në dorën e bizneseve se çdo të bëhet me to, nëse do të 'updatohen; me aplikacionin  e ri, Hasa thotë se rreth 140 mijë kasa fiskale do të dalin jashtë përdorimit dhe se firma elektronike kushton nga 50 deri në 110 Euro për çdo biznes.

Deklarata e plotë e Endri Hasës:

Një vit më parë, Partia Demokratike denoncoi tenderin e paracaktuar të sistemit të ri të faturimit të biznesit si një zhvatje e re për biznesin për të mbushur xhepat e familjes dhe miqve të Edi Ramës.

Sot, pas një viti, gjithçka ne paralajmëruam, është realitet. Qeveria ka paraqitur ligjin e zhvatjes së re të biznesit, nëpërmjet nxjerrjes jashtë përdorimit të kasave fiskale dhe futjes në përdorim të një sistemi të ri, që kushton para për çdo biznes që punon në Shqipëri.

Me ligjin e ri të qeverisë, të gjitha pajisjet fiskale në përdorim të biznesit, përfshirë rreth 140 mijë kasa fiskale, do të dalin jashtë përdorimit. Në vend të tyre, qeveria po krijon me ligj një sistem të ri për faturat, duke detyruar çdo biznes të deklarojë çdo veprim në kohë reale.

Ky ligj rrit kostot pë biznesin, cënon konkurencën e lirë, vret vendet e punës dhe çon drejt falimentimit mijëra biznese.

Sistemi i ri detyron mbi 150 mijë biznese të shtojnë kostot duke blerë pajisje dhe programe të reja kompjuterike, si printer, kompjuter, telefonë të teknologjisë së lartë, që t’i përshtaten këtij sistemi. Në kostot e biznesit shtohet me ligj edhe lidhja e detyrueshme e internetit, e cila duhet të jetë në funksion gjatë gjithë kohës për të kryer veprimet.

Kostoja tjetër që do t’i shtohet çdo biznesi që punon në Shqipëri është pagesa për t’u pajisur me firmë elektronike. Ky është një detyrim thelbësor për funksionimin e sistemit të ri, për të cilin qeveria ka hartuar ligjin e ri.  Firma elektronike kushton nga 50 deri në 110 Euro për çdo biznes.

Në kostot e biznesit, duhet të përfshihet edhe nxjerrja jashtë përdorimit e kasave fiskale.

Një vit më parë, Edi Rama dhe Ministria e Financave e gënjyen biznesin, duke thënë se kasat ekzistuese, që kushtojnë mesatarisht 350 euro, nuk do të preken. 

Kjo qeveri di vetëm të mashtrojë dhe të grabisë qytetarët për të mbushur xhepat e vet të babëzitur.

Ka vetëm një rrugë që ky ligj të mos miratohet! Duhet të largojmë qeverinë që e ka propozuar atë kundër interesit të mbi 150 mijë bizneseve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 02/08/2019 17:06

    Askush nuk ju pyet,askush nuk ju afron me,vecse pellitni ne hava kot se koti.Tashma jeni drejt zhdukjes se plot nga skena politike.Ky eshte cmimi qe ju paguani per gabimin trashanik e te pa imagjinuar per njerez normal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja