Kuvendi i Shqipërisë organizon tryezë të rrumbullakët për projektligjin e Kontrollit të Lartë të Shtetit me ekspertë të delegacionit të BE-së dhe anëtarët të dy komisioneve parlamentareTIRANË, 25 Qershor /ATSH/ -Kuvendi i Shqipërisë organizoi sot një tryezë e rrumbullakët për projektligjin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku morën pjesë anëtarët e Komisionit të Ligjeve, Komisionit të Ekonomsië, ekspertë nga delegacioni i BE-së, përfaqësues të Ministrisë së Financave, Gjykatës Kushtetuese si edhe stafi i shërbimit të komisioneve.
Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë, Alban Shtylla, bëri me dije tryeza e rrumbullakët është organizuar me kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë në vijim të procedurave që ka ndërmarrë sa i përket projektligjit për KLSH-më.
"Ky projektligj është një nismë shumë e rëndësishme e deputetëve të Kuvendit për më tepër edhe e bazuar në rekomandimet e raport-progresit të BE-së të cilat e kanë fokusuar atë si një çështje të rëndësishme për arritjen e standardeve nga e Shqipërisë edhe në fushën e auditimit", tha Shtylla.
Sekretarja e Përgjithshme u shpreh se projektligji ka pasur çështje të rëndësishme të debatueshme dhe duke qenë se Kuvendi kërkon që nisma të jetë sa më mirë e përputhur me standardet ndërkombëtare në fushën e auditimit, është menduar që të realizohet kjo tryezë e rrumbullakët me ekspertë të delegacionit të BE-së. Më tej, fjalën e kanë marrë ekspertët e delegacionit të BE-së, Robert Gielisse dhe Joop Vrolijk, të cilët kanë bërë një prezantim të standardeve ndërkombëtare në fushën e auditimit, si edhe u janë përgjigjur pyetjeve apo çështjeve të cilat paraqesin interes në fushën e auditit dhe të ligjit të KLSH-së. /gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com