TIRANË - Vendimi i parë i marrë nga Parlamenti aktual për ndalimin e importit të mbetjeve, pritet të pësojë ndryshime. Gjatë aktivitetit të djeshëm të Shoqatës së Ricikluesve, u bë e ditur se po përgatitet një projektligj i ri që parashikon lejimin e importit të disa mbetjeve të riciklueshme si plastikë, letër dhe metale me ngjyra. “Qeveria po bën gati një paketë për ricikluesit e Shqipërisë që shumë shpejt do të diskutohet me grupet e interesit”, tha kryetari i Komisionit parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Eduard Shalsi. “Mbetjet sot nuk janë më problem, por konsiderohen si burim”, shtoi ai.