TIRANE- Kreu i AKKP-së, Sonila Qato, ka sqaruar se vendimet e deritanishme  të këtij institucioni, si dhe ato të gjykatave, nuk do të ndryshohen, por thjesht do vlerësohen në bazë të formulës së re për trajtimin e pronës të propozuar nga Qeveria. E pranishme dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Qato raportoi për fondet financiare dhe fizike që do vërë në dispozicion AKKP për kompensim fizik apo financiar të pronarëve.

E pyetur nga deputetët për fatin e vendimeve të deritanishme të dhëna nga AKKP dhe Gjykatat (bashkë me atë të Strasburgut), Qato tha se ligji i ri për pronën “nuk merr përsipër ndryshimin e vendimeve, por vetëm të formulës që do përdoret për trajtimin e pronarëve”.