Komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi miratoi dje projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë. Anëtari i komisionit të reformës, Ulsi Manja deklaroi se projektligji garanton pavarësinë e prokurorëve. “Risia është se prokuroria nuk do jetë më organ i centralizuar, por i pavarur që garanton mbarëvajtjen e punë dhe respekton pavarësinë e prokurorëve.

Po ashtu, garanton qëndrueshmërinë e institucionit. Për të nxjerrë udhëzime me karakter të përgjithshëm për prokurorinë tashmë prokurori i çështjes është i pavarur në hetimet paraprake që e sposton barrën e përgjegjësisë për hetimin tek prokurori i çështjes. Ky projektligj ka parashikuar kushtet e kriteret specifike të detajuar lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm por formula është kushtetuese. Atë e zgjedh kuvendi me propozim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me mandat 7-vjeçar dhe jo rikandidim”, tha ai.