Projektligji për Veteranët e UÇK-së
diskutohet të enjten në Kuvend

Projektligji për Veteranët e UÇK-së<br />diskutohet të enjten në Kuvend
PRISHTINE- Projektligji për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do shqyrtohet për herë të parë në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të enjten në 13 mars.

Në mbledhjen e miratimit nga Qeveria në 5 shkurt u bë e ditur se “ky projektligj përfshinë të drejtat dhe përfitimet për të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtarëve të Kosovës, në të gjitha periudhat që nga fillimi i rezistencës së armatosur, deri në çlirimin definitiv të Kosovës”.
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës , në mbledhjen e djeshme, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, e ka konfirmuar dhe plotësuar rendin e ditës për seancën e 13 marsit.

Sipas axhendës së njoftuar, në seancën plenare të Kuvendit do të shqyrtohet për herë të parë edhe Projektligji për Provimin Përfundimtar dhe Provimin e Maturës Shtetërore, ndërsa për herë të dytë Projektligji për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Për të njëjtën seancë është parashikuar shqyrtimi i planeve për tre parqe natyrore: Plani Hapësinor “Monumenti i Natyrës me rëndësi të Veçantë Ujëvarat e Mirushës“, Plani Hapësinor Zona e Mbrojtur me Interes të Veçantë “Beteja e Koshares”, si dhe Propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Do të shqyrtohet edhe Raporti i Komisionit për Punë të Jashtme për Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe rekomandimet e Organit përzgjedhës të pavarur për emërimin e kryetarit dhe të anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit. Në pjesën e fundit të seancës do të procedohet me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, të një anëtari joekzekutiv në Bordin e BQK-së , si dhe do të shqyrtohet propozimi për emërimin e kryesuesit dhe të pesë anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media ( të gjithë këta do të zgjidhen me votim të fshehtë në seancën e Kuvendit)

Redaksia online 
(ata/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit