Gjatë seancës parlamentare, ministrja Kumbaro kërkoi mbështetjen e Kuvendit për trajtimin financiar të të gjithë mësuesve të punësuar në sistemin arsimor përpara vitit 2017.

“Një nga ndryshimet kryesore, lidhet me standardizimin dhe harmonizimin e normave ligjore për trajtimin financiar të personelit mësimdhënës që janë punësuar përpara datës 01 mars 2017 më kohë të plotë dhe pa afat dhe që zotërojnë diploma që referuar ligjit  “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, diplomat e tyre nuk ekuivalentohen me 8 semestra, për shkak të kohëzgjatjes së programeve të studimit. Janë 6,761 punonjës mësimorë që do të përfitojnë nga kjo nismë, lidhur me trajtimin e barabartë të kësaj kategorie në raport me personelin mësimdhënës”, tha Kumbaro.

Kumbaro kërkoi gjithashtu mbështetjen për një shtrirje më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse të programit “Pas shkolle” . Ajo njoftoi se nga viti tjetër, pjesë e olimpiadave kombëtare, do të jetë edhe olimpiada e gjuhëve të huaja.


Lajmi kryesor:

LIVE - Kuvend/ Koçiu dhe ministrat e rinj votëbesohen mes kaosit të PD, Berisha e deputetët bllokojnë Foltoren! Sherr edhe për imunitetin e Ballukut