Me pankarta në duar ‘Jo gjinorizimit të fëmijëve’, ‘Ka vetëm dy gjini’, mashkull femër’ dhjetëra protestues prej më shumë se 40 minuta protestuan para Kuvendit për të kundërshtuar projektligjin për barazinë gjinore. Në protestë i pranishëm ishte edhe pastori Akil Pano.
“Familja duhet të lartësohet, s’do të lejojmë kurrë të nëpërkëmbet dinjiteti i shqiptarëve, identiteti i fëmijëve, të vihet në lojë e ardhmja e Shqipërisë. Ky projektligj është genocid për fëmijën është genocid ndaj qytetarëve”, tha ai.
Koalicioni Pro familjes dhe jetës pretendojnë se projektligji është kundër traditës shqiptare, ndryshimit me dhunë të nocioneve burrë-grua.
Sipas protestuesve të cilët do të mblidhen sërish në orëm 19:30 thonë edhe pse janë miratuar edhe ndryshuar disa përkufizime në nenin 4, ku tregon qartë që gjinia është burrë - grua, nuk është reflektuar te nenet e tjera.
Projektligji “Për barazinë gjinore”, një nismë e qeverisë synon harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë të grave dhe burrave.
Prej disa kohësh, diskutimet për terminologjinë dhe ndikimin e tij në familjen tradicionale kanë qenë në qendër të debateve publike dhe në komisonet përkatëse ku projektligji është diskutuar.
Lajmi kryesor:
Balluku mungon në Kuvend, PD pankarta: Të japë llogari për Tunelin e Llogarasë! U rrëzohet kërkesa për interpelancë, Peleshi: Po hetohet nga SPAK











