Projektligji për importin e mbetjeve
Braçe: Nuk do ta votoj! Jam kundë

Projektligji për importin e mbetjeve<br />Braçe: Nuk do ta votoj! Jam kundë
Deputeti i Partisë Socialiste Erion reaguar sot ndaj projektligjit për importin e mbetjeve urbane të disa deputetëve të mazhorancës, ku ka thënë se nuk do ta votojë atë.

Sipas Braçes, vota kundër do të vijë, pasi për të njëjtin ligj nuk ka qenë dakort as 4 apo 12 vite më parë.

Reagimin Braçe e ka bërë në rrjetin social  Facebook.

Projektligji i cili është hartuar nga Ministria e Mjedisit ne bashkëpunim  me Shoqatën e Ricikluesve, është firmosur nga deputetët e PS-së, Eduart Shalsi e Ervin Bushati dhe deputeti i LSI-së, Bujar Derveni. Ky propozim ka për qëllim që rrëzojë një ndër vendimet e para të qeverisë “Rama” në vitin 2013, i cili ndalonte çdo lloj importi të mbetjeve urbane, inerte etj.
  
Propozimi parashikon që në Shqipëri të importohen vetëm mbetje urbane e inerte jo të rrezikshme, duke lënë në fuqi ndalimin për importin e lëndëve kimike dhe llojeve të tjera.
 
Sipas projektligjit të propozuar, një ndër argumentat kryesor pse duhet të lejohet importi i mbetjeve, ka të bëjë me rreth 35 mijë të punësuar në fushën e riciklimit si dhe me dëmin ekonomik që i ka shkaktuar vendimi i 2013-s i qeverisë “Rama”.

Projektligji do të diskutohet në sesion e ardhshmë parlamentar dhe ende nuk dihet nëse ka marrë miratimin e qeverisë dhe të deputetëve të tjerë.


Ja statusi i tij i plotë
Nuk e votoj, nuk ka ndryshuar ndonje gje nga 3 vite me pare kur isha kunder
Nuk ka ndryshuar gje as nga 12 vite me pare kur isha kunder

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'