Ish-Kombinati Metalurgiku i Elbasanit, ish-Azotiku i Fierit, Uzina e Rafinimit të Bakrit në Rubik dhe Uzina e Telave në Shkodër do të kthehen në parqe industriale.
Propozimi vjen nga Ministria e Energjitikës dhe do të dërgohet për miratim në Qeveri në nëntor të këtij viti.
Ministria e Energjitikës ka sqaruar se ky projektakt iniciohet me qëllim nxitjen e investimeve në këto zona.
Institucioni thekson se një nismë e tillë do të bëjë të mundur rehabilitimin e tyre, për shkak se asetet janë degraduar e këto zona nuk kanë gjeneruar asnjë vlerë ekonomike.
Kombinati Metalurgjik, përbëhet nga nje seri Uzinash, të cilat realizonin perpunimin e lëndës parë e mbetjeve metalike dytësore, për prodhimin e gizës dhe çelikut.
Territori i gjithë Uzinës së Azotikut ka një sipërfaqe prej 22, 27 ha, në të cilen 0,52 ha është zënë me Landfillin e mbetjeve të rrezikshme ( arsenikale), ndërsa 4,05 ha janë objekte të privatizuara.
E njejtë është edhe gjendja e Uzinnës së Bakrit në Rubik, një pjesë e mirë e së cilës është shitur për skrap.
Një repart i uzinës së telave në Shkodër me rreth 40 punëtorë, ka qenë aktiv deri muajt e fundit. Por edhe ai ka mbyllur aktivitetin, mesa duket, i destinuar të pësojë rrënimin e pjesës tjetër të uzinës.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO