'Prokuroria ndjek popullin e fshatit për çati pa leje', 'shpërthen' Braçe: Çatia nuk është call-center, avllia nuk mbron hashashin, shtëpia nuk është vilë bosash

'Prokuroria ndjek popullin e fshatit për çati pa leje', 'shpërthen' Braçe: Çatia nuk është call-center, avllia nuk mbron hashashin, shtëpia nuk është vilë bosash

Erion Braçe

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti Erion Braçe ka shprehur indinjatën e tij se si prokuroria bashkë me OPGj-të ndjekin penalisht fshatarët për çati pa leje, ndërkohë që harrojnë vilat e bosave.

Sipas Braçes nuk janë gabim fshatarët që ndërtojnë çatinë pa leje, por është ligji gabim dhe ai po ndryshon.

'Fytyra ime kur mësoj se ne këtë vend prokuroria me te gjithë opgj-te e saj, vijon te ndjeke penalisht popullin e fshatit për çati pa leje, avlli pa leje, depo veglash pa leje, dhoma brenda pronës se tij pa leje, shtëpi mbi shtëpitë e vjetra e rrezik shembje pa leje; Prokuroria me te gjithë opgj-te e saj, vijon te ndjeke penalisht punonjës qe pasi kane pezulluar ndërtimin e çatise, avllisë, depos, dhomës, shtëpisë mbi te vjetrën e rrënuar-pa leje, nuk kane vendosur gjobe!

Eeeej te sqarohemi, jo ne vijën bregdetare, por ne brendësi te fshatit ne prone te vete e ne shtepi te vete!! Eeeej kjo historia pse nuk e keni gjobitur bujkun-fshatarin ne gjuhen e tyre, është tuuuuuuurp!!

Kuptojeni, nuk është populli i fshatit gabim, është ligji gabim e ai po ndryshon!

Ndërkohë gjithë këta qe kane gjetur pune e po luftojnë krimin e madh ne fshat, duhet te kuptojnë se çatia nuk është callcenter, avllia nuk mbron hashashin, depoja nuk është shtëpi bari, shtëpia nuk është vile bosash, zerooooo!

Boll me fshatin e punonjësit qe e kuptojnë me shume se ju fshatin!', shkruan Braçe në Facebook.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dxzfg: 18/04/2024 16:48

    Kujt i ankohesh? Ti ligjin e kebere vete. zbatuesit e ketij ligji, i ke emeruar vete. nuk e kuptoj kujt i ankohesh?

    Përgjigju
  • Den: 18/04/2024 12:35

    Ka plotesisht te drejte Mora leje per te ndërtuar nje shtepi ne fshat ne token time te rrethuar me mur Muri po shembej dhe prisha nje pjese per te forcuar me Brez betoni Erdhi polici bashkiak dhe me tha gjobe 500000 lek te reja ose me jep mua 40000 leke te reja per ta mbyllur kete problem Megjithese une kisha marre leje per murin ne komune(qendra administrative) ai e shumzoi me 0 kete leje E gjeni dot si veprova?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja

Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja