Kaloi Vettingun dhe u emërua në KLP, PD publikon dokumentat: Vija e kuqe e ligjit s'ka funksionuar për Bujar Sheshin

Partia Demokratike  ka denoncuar sot të shkuarën e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi. Deputeti Gent Strazimiri ka publikuar dokumente ku pretendon se tregohet pozicioni i tij si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ai thotë se për këtë arsye, procedura e emërimit të tij duhet të ishte ndërprerë menjëherë. 

Ligji e ka shumë të qartë: një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit ndalohet të bëhet pjesë e organeve të reja të drejtësisë. Më konkretisht, kushti pengues ligjor parashikohet nga neni 105, ku thuhet se: “Kandidatët duhet të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit.”Por përse për sigurimsin që në shkollë të mesme Bujar Sheshi, vija e kuqe e ligjit nuk ka funksionuar? Si ka mundësi që ai aplikoi dhe kaloi vetingun me shpejtësi, pa u bërë verifikimi i figurës, siç e kërkon ligji?

Gent Strazimiri, Deputet i Partisë Demokratike

Deputeti demokrat u shpreh më tej se Bujar Sheshi është kualifikuar në kundërshtim me ligjin nga Arta Marku, në mënyrë që qeveria dhe ajo vetë ta shantazhojnë për ta mbajtur nën kontroll.

Ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë e ngarkon Arta Markun me përgjegjësi direkte, pasi në nenin 279 percaktohet se “Prokurori i Përgjithshëm verifikon përmbushjen e kritereve ligjore për anëtarë te KLP-së”. Të vetmen detyrë që i ngarkon ligji në raport me krijimin e KLP-së, Prokurorja e Paligjshme e Edi Ramës nuk e ka kryer. Ajo nuk ka pritur përgjigje nga Autoriteti i Dosjeve, por e ka çuar aplikimin e paplotë pranë organeve të vetingut. Edhe këta, besnikë të partisë, kanë mbyllur njërin sy për të mos parë që kandidatit të vetëm, në dorë të të cilit kishte ngelur ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Gent Strazimiri, Deputet i Partisë Demokratike

Strazimiri e cilëson rastin e supozuar të Bujar Sheshit si demonstrues të korrupsionit të zhvilluar në sistemin e drejtësisë, me në krye kryeministrin Edi Rama.

Dokumentat e paraqitura nga PD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 27/01/2019 12:57

    Komisioni per vetingun ,duhet te jet ,saktesisht serioz i aft dhe i pergjegjshem,per detyren teper te rendesishme dhe jetike ,per mbarvajtjen e popullit dhe shtetit Shqipetar.Nese specialist apo bashkepunetor te institucioneve pergjegjese,te sistemit te kaluar,te cilat kan ushtruar dhune ndaj popullsise ,vendosen ne institucionet e soteme, atehere komisioni i vetingut shkateron me vetedie ,jeten e popullit dhe shtetin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat