"Prokurorë amerikanë të hetojnë
CEZ, nuk kanë konflikt interesi"

CEZ, nuk kanë konflikt interesi"">
TIRANE - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka mbështetur kërkesën e bërë dje nga ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend për hetim ndërkombëtar në lidhje me skandalin e CEZ. Në fjalën e tij për mediat, Kryeparlamentari Meta theksoi se mbështet idenë e hedhur dje nga Berisha për hetim ndërkombëtar, duke shtuar se ky hetim duhet të vijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kjo pasi sipas tij, SHBA-të nuk janë të përfshira në këtë skandal, dhe për një hetim sa më të paanshëm në sytë edhe të opinionit publik, atëherë sipas Metës le të jenë amerikanët që të hetojnë këtë çështje. 

"Unë besoj se dekriminalizimi është i domosdoshëm dhe bëhet bërë në mënyrë konkrete. Prandaj, kjo çështje meriton një hetim ndërkombëtar, e theksoj amerikan, për arsye se SHBA-të janë më të interesuara se çdo aleat tjetër për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, sepse kjo është ngushtësisht e lidhur me standardet e sigurisë kombëtare të Shqipërisë, por edhe të Aleancës Euro-Atlantike."- tha Meta.

Gjithashtu besoj që SHBA-të në çështjen e shumëdebatuar të CEZ-it, jo vetëm që nuk janë të përfshira, por nuk kanë asnjë lloj konflikti interesi.

Madje Meta u bëri thirrje edhe krerëve të partive politike që të mbështesin këtë nismë në mënyrë që në skandalin e aferave korruptive në CEZ, ku janë akuzuar dhe përmendur personalitete të shumta në vend, të marrin ndëshkimin e merituar fajtorët. 

Por sipas tij Prokurorët amerikanë duhen thirrur në çdo rast të hetimit të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, derisa të rikthehet besimi te drejtësia shqiptare. 

"Dua gjithashtu të theksoj se LSI do të kërkojë që në kuadër të reformës në drejtësi, për çështje të hetimit, kur akuzohen politikanë të niveleve të larta për akuza që kanë të bëjnë me krimin e organizuar apo me skandale korruptive, gjithmonë të kemi prokurorë amerikanë në hetimin e tyre, për aq kohë sa të rimëkëmbet besimi plotësisht te drejtësia jonë, pasi dihet që ky besim është i lëkundur."- tha Meta.

Kreu i Kuvendit i ka kërkuar opozitës që të paraqesë vetëm një shkresë që provon kërkesën që ata preterndojnë dhe ai do të japë dorëheqjen.

"Sa i takon kërkesës për dorëheqje nga ana e opozitës, unë e respektoj dhe u kam thënë se do të kenë edhe dy vjet të tjera përpara për të kërkuar dorëheqjen time. I ftoj të më paraqisnin një shkresë drejtuar ERE-s nga unë, siç ka drejtuar ish-Ministri i Financave i tyre dhe kjo do të ishte e mjaftueshme për t’i dhënë zgjidhje menjëherë këtë kërkesë të tyre."-tha Meta.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool