Prokurorët amerikanë: Edhe të paktën 100 të arrestuar të tjerë për sulmet ndaj Kapitolit

 Prokurorët amerikanë: Edhe të paktën 100 të arrestuar të tjerë për sulmet ndaj Kapitolit

Të paktën edhe 100 persona të tjerë do të akuzohen për sulmet e 6 janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, duke bërë që të arrijë në 400 numri i të akuzuarve që do të përballen me akuza nga prokurorët.

Nga pothuajse 800 mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump që hynë me forcë në godinë në përpjekje për të ndaluar ceremoninë e inagurimit të Biden, mbi 300 janë akuzuar tashmë, dhe akuza të reja vazhdojnë të ngrihen çdo ditë. Megjithatë, qindra të tjerë, shumë prej të cilëve janë fiksuar në fotografi dhe në video, janë ende të lirë, ndërkohë që Byroja Federale e Hetimit (FBI) vazhdon t'i kërkojë. Ndërkohë që personat të cilat nuk u përfshinë në përplasjet e dhunshme nuk do të dënohen.

Sulmi i 6 janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, shkaktoi vdekjen e pesë personave, përfshirë një oficer policie dhe plagosjen e më shumë se 100 të tjerëve. Ndërkohë që edhe ish-presidenti Trump, për shkak të atyre trazirave iu nënshtrua për të dytën herë në 4 vite procedurës për fajësim, gjyq i cili e shpalli të pafajshëm atë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë