Prokurorët, hetim 14 mijë
ankesave për mbifaturim energjie

Prokurorët, hetim 14 mijë <br />ankesave për mbifaturim energjie
Tiranë-Prokurorët e Tiranës kanë mbetur të habitur kur ditë pas dite e rast pas rasti, në dyert e tyre filluan të mbërrinin kallzimet e qytetarëve të ndryshëm që donin të denonconin abuzimet e CEZ, kompanisë që u faturon dhe u sjell energjinë elektrike.Fillimisht, oficerët e policisë gjyqësore, filluan të mbledhin kallzimet rast pas rasti, duke mbajtur dhe faturat që sillnin qytetarët, apo edhe foto të aparateve matëse të energjisë që nuk tregonin atë që faturohej në dokumentin e tyre. Këtë vit kanë filluar edhe denoncimet e para të vijnë në prokurorinë e Tiranës. Fillimisht, denoncimet që po vinin një nga një, po merreshin në konsideratë nga prokurorë të ndryshëm, por kur numri i tyre u shtua së tepërmi, atëherë, u pa e nevojshme që të ngrihet një task-force e veçantë, për të hetuar vetëm abuzimet që janë bërë në faturimin e energjisë elektrike. 14.000 persona, thonë burimet pranë prokurorisë së Tiranës që kanë shkuar pranë këtij institucioni që të ankohen për padrejtësi në çmim në faturën e tyre të energjisë elektrike. Prokurorët, kanë filluar të hetojnë të 14mijë rastet, por burime nga prokuroria e Tiranës thanë për "shqiptarja.com" se do t'u mjaftonin qoftë edhe 10 raste për të parë se çfarë po ndodh me kompaninë CEZ që faturon energjinë elektrike për qytetarët.
VERIFIKIMI
Kështu, oficerët e policisë gjyqsore kanë nisur të shkojnë derë më derë dhe sahat më sahat.Nga verifikimet e tyre ka rezultuar se pranë zyrës së ankesave të CEZ Shpërndarje, janë mbi 14 mijë ankesa, dhe të gjitha me të njëjtin subjekt: mbifaturim i energjisë elektrike. Të gjitha këto prentendimejanë verifikuar ngaoficerët e policisë gjyqësore të cilët kanë konkluduar se këto pretendime, në shumicën e rasteve, janë të bazuara dhe qëndrojnë. Hetuesit kanë mbërritur në konkluzionet që pakditë më parë janë denoncuar edhe publikisht në faqet e"Shqiptarja.com". Faturuesit e energjisë elektrike, apo edhe vetë kompania, vendoste çmime afrofe në fatura, edhe pse klientët ishin të paisur me matësa. Madje, edhe sipas urdhërit të CEZ të publikuar në "Shqiptarja.com" ka pasur të kompanisë çeke CEZ nuk janë kontestuar nga Enti Rregullator i Energjisë ndaj dhe ato kanë qenë në funksion.
DYSHIMET
Sipas hetuesve të kësaj dosjeje, e regjistruar pak muaj më parë në prokurorinë e Tiranës, në këtë skemë manipulimi ose jo, nga faturistët apo edhe me urdhër më lartë se ta, janë përfshirë pothuajse 20 vetë dhe zyrtarë të kësaj kompanie private, të cilët sipas dëmit paraprak që është llogaritur nga prokurorët, kanë arritur në një abuzim prej 4 apo 5 milionëë euro. Shifra në mënyrë përfundimtare
nuk është nxjerrë pasi nuk kanë përfunduar të gjitha hetimet për të gjitha rastet e evidentuara.Një tjetër detaj që kanëkapur hetuesit, është se ora e bërjes së faturave, ndonjëherë, kalon edhe pas mesnate, dmth 00.01 ose 2 apo 3 e natës, çka i ka shtyrë më shumë në dyshime prokurorët se matësat nuk janë verifikuar. Në shumicën e faturave është evidentuar se ato janë dy apo shumëfish më të larta sesa konsumi real i energjisë. Sipas burimeve nga prokuroria, deri tani hetimi përfshin më shumë se 20 persona dhe akuza që po përpilohet është ajo e vjedhjes me shpërdorim detyre por edhe falsifikim i dokumenteve. Ndërkohë që nën zë, edhe nga ERE, thonë se ish kreu i këtij institucioni, një ndër shkaqet pse ka dhënë dorëheqjen nga detyra është pikërisht ky. Në zyrën e tij kohë më parë, kanë mbërritur hetues që kanë kërkuar materiale dhe dokumente për llogari të këtij hetimi.


CEZ në vështirësi
KESH do lekët

Pak ditë më parë “shqiptarja.com” publikoi urdhërin e dhënë nga drejtori CEZ për Shqipërinë për hapjen e mijëra kontratave provizore
për një ditë. Ndërkohë që hapja e kontratave provizore e shoqëruar me gjobë për klientët, është e paligjshme. Ndërkohë pak kohë më parë
vetë CEZ i kërkoi ERE-s një dëm ekonomik që duhet tia shlyente shteti shqiptar në vlerën e 183 milionë eurove, që në fakt është më e madhe sesa 102 milionë eurot që CEZ ka blerë OSSH që bënte
faturimin e energjisë. E vetëm 10 ditë më parë, KESH fitoi me gjykatë procesin ndaj CEZ duke kërkuar dhënien e parave që kjo kompani i ka
borxh KESH, sidomos në këtë moment kur ka një krizë të madhe financiare. Kompania çeke CEZ, duket se gjendet në vështirësi në këto momente.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës

Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës