Prokurorët, në garë për postet kyçe
në qarqet kryesore të vendit

Prokurorët, në garë për postet kyçe<br />në qarqet kryesore të vendit
TIRANE- Muaji korrik pritet të sjellë dhe një rrokadë në krerët e prokurorive në disa prej qarqeve kryesore të vendit, e më konkretisht në prokurorinë e Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, Vlorës, Kurbinit dhe në Prokurorinë e Krimeve të rënda.

Burime për A1 Report thanë se gara pritet të hapet pasi drejtuesit aktualë janë të komanduar dhe zyrtarisht ky proces nis javën e dytë të korrikut. 

Sipas ligjit për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, kjo garë do të jetë e hapur ndërsa me përparësi do të vlerësohen vetëm ata kandidatë të cilët plotësojnë kriterin e magjistraturës.

Aktualisht, të komanduar janë në Tiranë Adnan Kosova, në Durrës Besim Hajdarmataj, në Fier Ardian Ylli, në Shkodër Besnik Cani, në Kurbin Elvin Gogaj, në Vlorë Dorian Tafilaj dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Eugen Beci.

Po të njëjta burime saktësuan se gara do të jetë e hapur për cdo kandidat të vetëofruar dhe të gjitha Cv-t e paraqitura do të shqyrtohen nga këshilli i prokurorëve i cili pas filtirime të ç’do garuesi i kalon propozimet e tij në zyrën e Prokurorit të përgjithshëm.

Ky proces pritet të përmbyllet brenda muajit korrik, ku pas propozime nga Këshilli i Prokurorëve pritet që z.Llalla të emërojë fituesit e kësaj gare të cilët do duhet më pas të marrin dhe pëlqimin e Presidentit të Republikës me anë të dekretimeve.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin