Prokurorët organizojnë
ceremoninë mortore të Hanës

Prokurorët organizojnë<br />ceremoninë mortore të Hanës
Shoqata e Prokurorëve, për të nderuar largimin nga jeta të Prokurorit Xhevat Hana, ka vendosur të organizojë ceremoninë e varrimit të tij. Pak kohë më parë Prokurorët kishin nisur të grumbullonin një fond me kontribute personale për të mundësuar kurimin e Hanës. Sforcoja e tyre rezultoi e kotë duke qenë se sëmundja degjeneroi shumë shpejtë duke i marrë jetën në mënyrë të papritur prokurorit, pikërisht në momentin kur kolegët kishin arritur të grumbullonin shumën e nevojshme për kurimin e tij.

Njoftimi për media i Shoqatës së Prokurorëve

Me hidhërim të madh njoftojmë se u nda nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë, prokurori pranë Prokurorisë Për Krimet e Rënda Tiranë, Z. Xhevat Hana. Ndarja e parakohshme është një humbje e madhe për familjen e tij por dhe për kolegët dhe miqtë e tij të shumtë të cilët kanë parë tek ai familjarin e mirë, njeriun korrekt e të përkushtuar ndaj punës, dinjitoz dhe i papërkulur. Xhevat Hana ishte imazhi më i mirë i prokurorit këmbëngulës që ka si mision ruajtjen e fuqizimin e shtetit, fanatik i zbatimit të ligjit gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë, çka e kish shndërruar atë në një shembull të devotshmërisë tek kolegët.
Xhevat Hana, i lindur në Librazhd më 28.03.1953, e nisi karrierën e tij në organet e hetimit në Mat, në Sarandë në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, e më pas në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa vitet e fundit si prokuror pranë Prokurorisë Për Krimet e Rënda Tiranë.
Gjithshtu Z. Xhevat Hana në periudhën 2003–2005 ka qenë Këshilltar Juridik i Presidentit të Republikës, si dhe Ndihmes/komisioner ne Institucionin e Avokatit te Popullit.
Ndarja me Xhevat Hanën, përveç pikëllimit të thellë për këtë mik e koleg të paharruar, përbën dhe një humbje dhe boshllëk edhe për Prokurorinë Shqiptare që do ta kujtojë këtë figurë të spikatur të drejtësisë me respekt të thellë.
Në nderim të tij, Prokuroria Shqiptare do të organizojë ceremoninë e varrimit të Z. Xhevat Hana, në ambientet e Shtëpisë së Oficerëve, Tiranë. Shpenzimet për përcjelljen e kolegut Hana do të bëhen nga institucioni i Prokurorisë. Për ditën dhe orën e saktë do të njoftojmë sërish pasi të jetë saktësuar koha e saktë e mbërritjes së trupit të të ndjerit nga Italia në atdhe. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza