TIRANË - Pak orë pasi Ministria e Drejtësisë në raportin e saj sulmoi prokuroren e përgjithshme Ina Rama, ka reaguar shoqata e prokurorëve. Në një deklaratë për median, prokurorët deklarohen të shqetësuar për sulmet, sipas tyre jashtë ligjit të kësaj ministrie.
Sipas tyre, shkeljet e pretenduara nga Ministria e Drejtesise nuk qëndrojnë. “Ato janë tendencioze dhe kanë si qëllim të vetëm të denigrojnë punën e prokurorëve dhe t’i demotivojnë në përmbushjen e funksioneve të tyre ligjore. Për vitin 2011 organi i prokurorisë, në rang republike ka përfunduar 27.472 çështje. Ministria e Drejtësisë ka ushtruar kontroll vetëm për 653 procedime penale dhe mosfillime të cilat zenë rreth 2,4% të numrit të përgjithshëm të çështjeve të përfunduara. Nga 653 çështje të kontrolluara, Ministria e Drejtësisë, ka pretenduar se janë kryer shkelje në 77 çështje penale, ose në rreth 12% të çështjeve të kontrolluara”, argumentojnë prokurorët.
MASAT DISIPLINORE
Ata thonë se, rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë, që kërkon marrjen e masave disiplinore për 59 prokurorë duke pretenduar se kanë kryer shkelje në 77 procedime, shkelje të cilat në pjesën dërrmuese të rasteve nuk qëndrojnë, janë absurde dhe të papranueshme.
“Ministria e Drejtësisë në ushtrimin e kontrolleve të kryera në Prokurori ka shkelur hapur parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve, duke nxjerrë përfundime mbi mënyrën e zgjidhjes së çështjeve, çka del jashtë objektit të kontrollit të përcaktuar nga ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Sipas Kushtetutës dhe ligjit, vendimet e prokurorëve kontrollohen vetëm nga gjykata dhe prokurorët më të lartë, por jo nga pushteti ekzekutiv”, deklarojnë prokurorët.
LUFTA KUNDER KRIMIT
Më tej ata, akuzojnë ministrinë se nuk ka përmbushur as detyrimin ligjor për të përcjellë në institucionin e Prokurorisë rekomandimet vjetore të Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2011, gjë që do të përbënte objektin parësor të kontrollit.
Në përfundim të deklaratës, shoqata i ka bërë thirrje prokurorëve që të mos ndikohen nga presionet.
KUNDER-REAGIMI I MINISTRISE
Pas deklaratës së shoqatës së prokurorëve ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë e cila theksoi se raporti i saj përmban fakte të verifikuara në terren. Çdo fakt në raport gjen mbështetje tek inspektimet e kryera, thotë Ministria.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, të jesh i pavarur nuk do të thotë të mos japësh llogari dhe proçesi i llogaridhënies është proçes vital për konsolidimin e Shtetit të së drejtës në Shqipëri.
(im/aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com