SHBA-Prokurori i ri amerikan betohet se do t’i japë fund emigracionit të paligjshëm.
 
Prokurori i ri i përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet t’i japin fund emigracionit të paligjshëm. Këtë deklaratë ai e bëri pas betimit në Shtëpinë e Bardhë.
 
Prokurori i përgjithshëm i SHBA tha: "Ne kemi nevojë për t'i dhënë fund  emigracionit të paligjshëm që kërcënon sigurinë publike, tërheq poshtë pagat e amerikanëve të punës".
 
Presidenti Donald Trump deklaoi se Sessions do të jetë "një mbrojtës i madh i njerëzve".
 
Senati konfirmoi Sessions në këtë detyrë të mërkurën me një votim me 52 vota pro dhe 47 kundër.
 
Sessions u zotua gjithashtu për të trajtuar problemin e krimit të vendit, që ai e quajti një "trend të rrezikshëm dhe të përhershëm që e vendos shëndetin dhe sigurinë e popullit amerikan në rrezik". 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com