TIRANE-Anton Martini është prokurori i tretë që aplikon për të qenë pjesë e SPAK-ut. Ai është një emër i njohur, pasi më parë ka mbajtur postin e drejtuesit të prokurorisë së Shkodrës, por edhe pozicione të tjera, ndërsa tani është prokuror te Krimet e Rënda. Disa nga dosjet që ai ka hetuar janë; Banda e Lushnjes, banda e Durrësit, banda e Cërrikut, Arben Frokun, Lazaratin, përfshirë vrasjen e Policit të RENEA-s Ibrahim Basha. Deri tani për t’u bërë pjesë e SPAK-ut kanë aplikuar edhe Klodian Braho dhe Besnik Muçi. Aplikimet për 15 vende në SPAK janë të hapura deri në datë 6 shkurt.
Por çfarë është SPAK?
Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj.
Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dhe kanë një mandate nëntëvjeçar. Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit.
Anton Martinaj dikush e njef me mire,por une e njof dhe si origjine,mendoj se eshte i pershtatshem bile dhe per kryepokuror,i gezon gjitha te mirat e nevojshme.
PërgjigjuEc Anton Martini, je me i forti i prokurorise, sta merr kush per intriga e bashkepuntor. Behuni bashke me Ened Nakuqin dhe perhapni hitstori transferimi !
PërgjigjuProkurori me i kualifikuar dhe me profesional.
PërgjigjuPse kaq vone per te aplikuar apo sa te hiqnin parat nga bankat vellezrit,motrat, xhaxhallaret, tezet, hallat.
PërgjigjuEc aty bisha
Përgjigju