Ati i Shenjtë, Papa Fraçesku mund të jetë objektivi i një sulmi terrorist.
 
Prokurori italian, Franco Roberti, bën me dije se autoritetet do të jenë në nivelin më të lartë të vigjilencës për mbrojtjen e tij. Sipas tij, një numër sulmesh ndaj Papës janë parandaluar në kohë. 
 
‘’Një numër i caktuar sulmesh janë parandaluar tashmë, por ne nuk mund të ulim vigjilencën tonë. Nuk mund të përjashtojmë rrezikun e një sulmi’", shtoi ai. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)