Prokurori i Durrësit
padit në Gjykatë Ina Ramën
Prokurori i Durrësit Dritan Gina padit në Gjykatë Ina Ramën pasi sipas tij ka shkelur ligjin gjatë Mbledhjes se Pergjithshme te Prokuroreve ku u zgjodhën dhe tre anëtarë të rinj anëtare të Keshillit të Prokurorisë së tre Drejtuesve të Prokurorive pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore Tiranë, Durrës dhe Fier dhe konkretisht të Prokurorëve Sokol Malaj, Altin Binaj dhe Besnik Cani.
TIRANE- Prokurori i Durrësit Dritan Gina padit në Gjykatë Ina Ramën pasi sipas tij ka shkelur ligjin gjatë Mbledhjes se Pergjithshme te Prokuroreve ku u zgjodhën dhe tre anëtarë të rinj anëtare të Keshillit të Prokurorisë së tre Drejtuesve të Prokurorive pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore Tiranë, Durrës dhe Fier dhe konkretisht të Prokurorëve Sokol Malaj, Altin Binaj dhe Besnik Cani.
Prokurori i Durrësit i cili kandidonte vetë për një post të tillë shprehet se janë shkelur procedurat ligjore cka sipas tij u zhvillua nja garë e padrejtë dhe e kontrolluar nga Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama.
Sipas Ginës Ina Rama thirri me vonesë mbledhjen e Këshillit të Prokurorëve duke mos u lënë kohën e mjaftueshme ligjore të gjithë kandidatëve të përgatiten për procesin.
«U njoftuam vetem 4 ditë para mbledhjes dhe jo 8 ditë sic parashikon ligji » shkruan ne padinë e tij Gina ndaj Ina Ramës.
Sipas Ginës në kundërshtim flagrant me ligjin Ina Rama favorizoi kandidatët fitues duke mos garantuar barazinë e statusit të kandidatëve të tjerë në këtë garë.
Ai kundërshton gjithashtu dhe “kontrollin” e këtij procesi nga ana e kryeprokurores duke marrë kompetencat që i jep ligji në këtë rast Drejtorisë së Inspektimit dhe të Burimeve Njerezore të Prokurorise se Pergjithshme që merret me procesin e verifikimit të kandidaturave.
Dhe ajo cka është më e rëndësishme sipas prokurorit të Durërsit Dritan Gina është fakti se Ina Rama lejoi zhvillimin e nje gare dhe konkurimi per te njejtin vend, ndermjet personave me pozita te pabarabarta, jo per shkak te meritës, por per shkak te pozicionit dhe detyrës. Sipas tij ligji përcakton qartë se tre anetaret e Keshillit te Prokurorise duhet te jenë Prokuror ne Prokuroritë pranë Gjykatave te Shkallës se parë dhe jo Drejtues të ketyre pokurorive sic ka ndodhur me të zgjedhurit.
Dritan Gina i kërkon Gjykatës pezullimin e vendimit për emërimin e trë anetarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Prokurorisë deri në një vendim përfundimtar të kësaj gjykate.(ns/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
89.1%
-
Jo
6.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 487
Lajme të tjera
-
Biznesmeni Gjergj Luca zotohet për dasmë madhështore të Luizit me Kiarën në 7 maj: Surprizë për nipin tim kur të dalë nga BBV
31 Mars, 17:59
-
5 mijë bluza të bardha u larguan nga Shqipëria në 10 vite! Brataj: Të trajtohen me dinjitet! Sistemit shëndetësor i mungojnë mjekët e familjes
31 Mars, 17:52
-
E pabesueshme! Futbollisti i Argjentinës bën tatuazh Messin duke prekur Kupën e Botës
31 Mars, 17:41
-
Mars i 'përgjakur’, në vetëm 1 muaj 8 viktima të pafajshme! Nga masakra e Dan Hutrës te sulmi në Top Channel! Vrasje me armë zjarri e thikë, 13 të plagosur
31 Mars, 17:40
-
Plehrat e Tepelenës dhe Memaliajit kërcënim për Parkun Kombëtar të Vjosës! Bashkitë: Presim ndërtimin e landifillit të ri në Delvinë
31 Mars, 17:40
-
Pikë e re për kontrollin e ushqimeve në Portin e Durrësit! Krifca inspektim me ministrin italian Lollobrigida: Do kalojnë 1.4 mln tonë produkte në vit
31 Mars, 17:33
-
Programi italo-shqiptar i Konvertimit të Borxhit për zhvillim, hapa faza e dytë e aplikimit të projekteve! Ambasadori Bucci: Histori suksesi
31 Mars, 17:25
-
VIDEO/ Makina shpërthen në flakë në mes të Tiranës! Sot u ble nga një koncensionar makinash, por mjeti u bë shkrumb e hi
31 Mars, 17:18
-
Akuzat e Berishës për bashkëpunimin me Ballën për ligjin e dosjeve, reagon Alibeaj: Shpifjet në gojën e tij, një refren i njohur në politikën shqiptare
31 Mars, 17:12
-
Tiranë/ Gjendet një i moshuar i humbur në Kamëz, policia: Njoftoni 112 nëse keni dijeni për familjarët e tij! Dyshohet me probleme të shëndetit mendor
31 Mars, 17:08
-
Zbardhen prapaskenat, 2 futbollistët që shkarkuan Antonio Conten nga Tottenham
31 Mars, 17:03
-
Fatos Tarifa: Belind Këlliçi, tepër i vogël për një përgjegjësi kaq të madhe sa drejtimi i Tiranës
31 Mars, 16:59