TIRANE - Për të mësuar nëse ndaj Durim Bamit ishte ushtruar dhunë fizike nga efektivët e policisë që kishin arrestuar Bamin në Shkodër, prokurori Përparim Kulluri ka vendosur të bëjë vetë disa verifikime. Mësohet se përpara se të nisnin seacën e marrjes në pyetje, prokurori i ka kërkuar Bamit që të hiqte bluzën dhe kanatieren e tij.
Për momentin Bami ka mbetur i habitur por duke parë këmbënguljen e prokurorit ka vendosur ta heqë. Prokurori ka konstatuar se Bami nuk ka pasur asnjë shënje dhunë në trup. Pas kësaj dëshmitari i supozuar nga Tom Doshi është pyetur nga Përparim Kulluri nëse ishte keqtrajtuar gjatë momentit të arrestimit, por ai ka pohuar se nuk është goditur dhe se nuk i është bërë asnjë presion psikologjik në ambjentet e policisë dhe gjatë momentit të arrestimit.
Fill pas kësaj, ka filluar dhe marrja në pyetje e shtetasit Durim Bami i cili ka treguar se në video ka aktruar duke bërë lojën e Tom Doshit, i cili e kishte paguar.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Mars 2015
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com