Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Drejtoresha e AKKC, Linda Pustina nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për ‘cannabis-in mjekësor e industrial’
Nënshkrimi i marrëveshjes
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabisit (AKKC), Linda Pustina nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për “Shkëmbim informacioni në kuadër të kontrollit, inspektimit dhe monitorimit të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannbis-it”.
Palët angazhohen me këtë marrëveshje që të bashkëpunojnë në rastet e shkeljes së ligjit që lidhet me përdorimin e cannabis-it mjekësor, të shkëmbejnë informacion për veprimtaritë e paligjshme të lidhura me kultivimin, prodhimin, shpërndarjen dhe përdorimin e cannabis-it mjekësor si dhe të verifikojnë pasurinë e figurës së punonjësve të AKKC-së ose subjekteve të licencuara.
Konkretisht, Prokuroria angazhohet të ofrojë informacion sipas nevojës për kandidatët dhe punonjësit e AKKC-së si dhe për punonjësit e subjekteve të licencuara/lejuara ku përfshihen pronarët/aksionarët, administratorët dhe punonjësit të cilët janë pjesë e procesit të verifikimit të kryer nga Agjencia.
Ndërkohë që Agjencia angazhohet të përcjellë pranë Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin e plotë lidhur me kërkesën për verifikimin e kandidatëve/punonjësve të Agjencisë dhe të subjekteve të licencuara/lejuara, të provave dhe ekspertizës teknike për hetime dhe ndjekje penale.
Për zbatimin efektiv të kësaj marrëveshjeje, AKKC dhe Prokuroria do të krijojnë një Grup Koordinues të Përbashkët, i cili do të organizojë takime periodike për të shqyrtuar progresin dhe për të adresuar sfidat e mundshme në implementimin e angazhimeve të përbashkëta.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.5%
-
Pak
80.8%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 598
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta audio mesazh nga qelia: Rama ka nisur të vjedhë premtimet elektorale të opozitës! 11 Maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë
29 Mars, 15:52
-
Tritol lokalit në Tiranë më 25 mars/ Identifikohet e shpallet në kërkim 47-vjeçari, policia i gjen veshjet e përdorura ditën e ngjarjes dhe biçikletën me të cilën u largua (EMRI)
29 Mars, 13:52
-
Veliaj: Tirana, një qytet solidar me 8 qendra sociale për nevojtarët
29 Mars, 13:23
-
Tirana e dedikuar Motosportit, ‘Automotive Fair Albania 3’ sjelle eksperinca unike! Pilotët: Aktivitete të tilla kishin munguar (VIDEO)
29 Mars, 11:12
-
Sherr për një vend parkimi në Kamëz, shpallet në kërkim autori i plagosjes së 29-vjeçarit! Report Tv siguron foto nga momenti i përplasjes (EMRI)
29 Mars, 08:47
-
VIDEO/ 'O Braçe ku je', Rama batuta nga Njësia 5! Deputeti i 'ankohet': Shiko ndonjëherë Instagramin tim, s'bëhet qameti, ty të shohim që në mëngjes
28 Mars, 22:20
-
Si u hodh në erë me dinamit shtatorja e Stalinit në Tiranë, më 28 Mars 1990! Rrëfehet për 'Esencë' Bujar Nallbani: Frika dhe lumturia ime e atyre ditëve!
28 Mars, 22:05
-
E ngarkuara me punë Nancy VanHorn uron komandantin Alban Dervishi për detyrën e re: Partneriteti ynë e bën Amerikën më të fortë
28 Mars, 20:12
-
Muaji i Ramazanit/ Rama shtron iftar: Myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar! Për ne BE më shumë se një grup traktatesh, është vëllazërim
28 Mars, 18:14
-
Me shpejtësi ‘skëterrë’, e pësojnë shoferët problematikë! Policia apel për kujdes: Intensifikojmë kontrollet me makina inteligjente, radarë e dronë!
28 Mars, 17:27
-
Sherr për një vend parkimi në Kamëz, 25-vjeçari plagoset me armë zjarri! Autori në kërkim (EMRI)
28 Mars, 14:07
-
Jorida Tabaku takim me drejtuesit dhe punonjësit e një fasonerie: Industria në krizë nga politikat anti-biznes
28 Mars, 10:44