Prokurori që hetoi Limaj
Largohet për Korrupsion

Prokurori që hetoi Limaj<br />Largohet për Korrupsion
Pesë muaj para përfundimit të afatit ligjor të hetimeve kundër ish-ministrit të Transportit, prokurori gjerman që ishte ngarkuar me këto hetime, Eduard Gurrof, po i jep fund misionit prej prokurori në Kosovë.

Burime nga EULEX-i kanë thënë për “Kohën Ditore”, se prokurori gjerman që ka ushtruar detyrën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale prej largimit të kryeprokurores Isabelle Arnal, nuk ka mundur të siguronte prova të bollshme “për t’i çuar në burg” të dyshuarit në rastin e Ministrisë.

Largimin e prokurorit Eduard Gurrof, tërthorazi e ka konfirmuar edhe EULEX-i, të enjten, nëpërmjet një përgjigjeje të shkurtër me shkrim. “Misioni nuk komenton për stafin i cili është duke dalë në pension”, ka thënë EULEX-i, dhe ka shkruar se “hetimet janë duke u bërë dhe do të vazhdojnë në të ardhmen”.

Por hetimet nuk do të mund të kalojnë përtej 23 prillit të vitit të ardhshëm. Me këtë datë bëhen 2 vjet nga nisja e hetimeve. Deri atëherë prokurorët kanë afat ose të ngrenë aktakuzë ose të pushojnë hetimet. Por burime nga EULEX-i kanë thënë se gjasa më të mëdha ka që hetimet të pushojnë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'