TIRANE- Kreu i Frymës së re Demokratike, Ish presidenti i Republikës Bamir Topi vlerëson pozitivisht emrin e Adriatik Llallës për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ish kreu i shtetit i cili në 2008 firmosi emërimin e Llallës në postin e ILDKP-së në një prononcim telefonik ekskluzivisht për Tv A1 Report tha se Llalla është një zyrtar model një person me integritet të lartë profesional dhe drejtues i sukseshëm.

“FRD do të dalë me një deklaratë por si ish president dhe si njeri që e ka njohur zotin Llalla, ka gjykuar që në momentin kur ai duhej të emërtohej për drejtues të ILDKP. Vlerësoj se Llalla është një zyrtar model një person në gjykimin tim me integritet të lartë profesional dhe drejtues i sukseshëm. Është një emër që i ka të gjitha potencialet për të vijuar për të mbajtur postin e akuzës jashtë politikës dhe ti japë dinjitet këtij posti.

I pyetur nëse kjo do të thoshte se deputeti i FRD-së Gazmend Oketa do të votonte pro kandidaturës vlerësoi se ”Ne jemi ende në fazën e një reagimi të menjëhershëm unë jap gjykimin tim personal. Mesa unë jam në dijeni bashkëpunëtorët e mi vlerësojnë shumë pozitive sjelljen e Llallës. Njeri me integritet i ekuilibruar që ka ecur në rrugën e tij me integritet dhe profesionalizëm.