Prokuroria apelon vendimin
për Prendin, Kasaj e Kumen

Prokuroria apelon vendimin<br />për Prendin, Kasaj e Kumen
TIRANE- Prokuroria nxjer prova të reja dhe apelon tre vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë, që caktonin masën e "arrestit në shtëpi", për komandantin e gardës Ndrea Prendi, shoferin e tij Margarit Kume si dhe shefin e IT-së së kryeministrisë Armand Kasaj. Vendimi për apelimin e masave të sigurisë është marrë dje, kur përfaqësuesit e grupit që heton dosjen "21 janari", kanë përpiluar argumentat e tyre të mbështetura dhe në prova, duke ia referuar për shqyrtim gjykatës së Apelit Tiranë.

Siç bëjnë me dije burime pranë akuzës së kryeqytetit, bashkëlidhur me kërkesat për ndryshimin e masave nga "arrest shtëpie" në "arrest në burg" janë shtuar dhe fakte të reja që sipas përfaqësuesve të akuzës provojnë bindshëm veprimet kriminale të tre të arrestuarve. Burimet më tej nënvizojnë, se në kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj komandatin të gardës Ndrea Prendi, është bashkangjitur një provë e re që e implikon atë drejtpërdrejt në përdorimin e pistoletës tip "Bereta" me nr. P52796Z. Kjo provë sipas prokurisë është mandati i hyrjes dhe i daljes së pistoletës nga magazina e armatimit të Gardës së Republikës, mandat ky që është firmosur nga komandanti Ndrea Prendi. Pavarësisht se ky i fundit e ka refuzuar një gjë të tillë, prokuroria i qëndron besnike provave dhe qëndrimit të saj për futjen në burg të gjeneralit të Ndrea Prendit. Ndërkohë që prova të reja i janë bashkangjitur dhe kërkesës për apelim të masës së shoferit të Ndrea Prendit, shtetasit të arrestuar Margarit Kume që pretendon se nuk është ai personi që ka kryer ndërhyrjet. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për gjurmët e gishtave të Kumes, të cilat kanë mbetur në pistoletën personale të Prendit gjatë momentin kur ai ka ndryshuar tytat e pistoletave tip "Bereta". Në kërkesën për apelim prokuroria shprehet se arrma pistoletë me ligj është personale dhe askush ska të drejtë, ta përdorë atë apo të bëjë ndërhyrje teknike në skeletin e saj.

Duket se me "shpatulla pas murit" në gjykatën e Apelit do vihet dhe i arrestuari, shefi i IT-së Armando Kasaj. Për sa i përket pretendimeve të tij se ai nuk ka qënë përgjegjësi i IT-së, prokuroria thotë se inxhinieri gënjën. Akuza thotë se jo vetëm që është provuar se ai është administratori i serverit, por provohet nëpërmjet sistemit elektronik të hyrje-daljeve të kryeministrisë, se i arrestuari Armand Kasaj ka dalë nga godina në orët e mesnatës së 22 janarit 2011, moment ky që edhe ekspertiza e specialistëve të FBI e cilëson si çastin kur janë fshirë pamjet filmike nga serveri.

(e.q/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar