TIRANË, 23 Qershor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim kërkesën ndaj dy ish-zyrtarëve të Seksionit të Shërbimeve Mbështetëse në Komisariatin e Policisë Rrugore, Tiranë, të akuzuar për "vjedhje duke shpërdoruar detyrën" në bashkëpunim, parashikuar nga neni 135, 25 i Kodit Penal.
Nga hetimi, i nisur në dhjetor të vitit 2013, ka rezultuar se shtetasit Gjergj Koliqi, ish-Shefi Seksionit të Shërbimeve Mbështetesë në Policinë Rrugore Tiranë dhe Altin Kallari, ish-specialist në këtë sektor, janë përgjegjës për mungesën e dokumentacionit lidhur medestinacionin e një vlere prej rreth 3.364.726 lekë karburant dhe 1.573.906 lekë pjesëkëmbimi për automjetet gjatë vitit 2011 dhe 2012.
/Shqiptarja.com