Organi procedues konstaton dhe se vlerësimi i ish–hotel “Dajtit”,se pari është kryer nga ekspertë të kontaktuar dhe caktuar nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, duke mos u kryer asnjë vlerësim nga blerësi Banka e Shqipërisë, përfaqësuar nga personi nën hetim dhe se ky vlerësim është bërë me metodën e fitimit, duke përllogaritur vlerën e pasurisë si një hotel, në një kohë që ndërtesa nuk do të përdorej nga blerësi si hotel. Ndërkohë prokuroria shprehet se do apelojë vendimin e Shkallës së Parë, sapo të jetë zbardhur vendimi i plotë i pafajësisë.
K Ë R K E S Ë
PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES PENALE NR.6154/2014
P A R A
GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR
TIRANE
Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr 6154, te vitit 2014 , kundër të pandehurit :
1.Adrian Fullani, , I dtl. 1955, lindur dhe banues ne Tirane,
Akuzuar : per kryerjen e vepres penale te shperdorimit te detyres, te parahsikuar nga neni 248 i K.Penal.
ka rezultuar se :
Në datë 21.07.2014, Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr.5454 për veprat penale të parashikuar nga neni 135 e 248 K.Penal, në ngarkim të punonjësve të Bankës së Shqipërisë Ardian Bitraj,Mimoza Bruzia,Dorian Çollaku, Bashkim Xhilaga,Petrit Ramohitaj Myzejen Belba,Lavdim Cani,Liljana Kola, Dhimitër Davidhi, Gentian Jahja, Ilir Dedja, Emiljano Lamçe, Mehdi Marku,Bahri Allushi,Mehdi Molla, Fatbardha Gurthi, dhe Klevis Bejtaj,për kryerjen e veprës penale të vjedhja duke shperdoruar detyren,shpërdorimit të detyrës,dhe moskallëzimi i krimit, parashikuar nga neni 135,248 dhe 300 K.Penal.
Në datë 04.09.2014 është urdhëruar regjistrimi I emrit si person nën hetim i shtetasit Adrian Fullani, dyshuar për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 K.Penal.
Me date 08.09.2014 eshte regjistruar procedimi penal nr.6154/2014 per vepren penale te shperdorimit te detyres , te parashikuar nga neni 248 I K.Penal.
Me date 02.03.2015 eshte vendosur bashkimi I procedimeve 6154/2014 dhe 5454/2 /2015 ne nje procedim te vetem me nr.6154/2014 te bashkuar.
Nga hetimet ka rezultuar se :
Me date 21.07.2014 Banka e Shqiperise ka depozituar nje material kallezues ne ngarkim te te pandehurit Ardian Bitraj. Sipas materialit kallezues, ky i fundit ne cilesine e Pergjegjesit te Arkes per Veprim e me pas te Pergjegjesit te Arkes Stok ka pervetesuar nder vite shuma te medha parash nga te dy arkat.
Nga viti 2005 deri ne vitin 2011, i pandehuri Ardian Bitraj ka ushtruar detyren e Pergjegjesit te Arkes per Veprim.
Me urdhrin nr.7591, date 12.09.2011 te Guvernatorit, Ardian Bitraj eshte emeruar Pergjegjes i Arkes Stok dhe ne daten 22.11.2011 ka marre detyren se bashku me vlerat monetare.
Në lidhje me te dhenat e mesiperme është pyetur fillimisht si deklarues e në vijim si person nën hetim, i pandehuri Ardian Bitraj i cili ka pranuar se ka vjedhur shuma parash në vendin ku ishte përgjegjës për ruajtjen dhe administrimin e tyre, si dhe ka shpjeguar në detaje mekanizmin e vjedhjes.
Pas konstatimit të faktit te vjedhjes, bazuar në urdhërin e Zevendes Guvernatorit të pare te Bankes se Shqipërisë me nr.1486, date 21.07.2014 është kryer një proces inventarizimi për vlerat materiale e monetare në Departamentin e Emisionit dhe konkretisht në zyrën e arkës stok e asaj per veprim. Komisioni i ngritur pas inventarizimit te kryer ka konstatuar se diferenca ne te dy arkat eshte 713 milione leke.
Departamenti i Emisionit është zhvendosur në repartin “X” Linzë në Janar 2013, në përbërje të të cilit funksionojnë krahas të tjerave edhe të ngarkuarit me vlera në arkën për veprim dhe në arkën stok. Në këtë departament është shtuar dhe dhoma tranzit që në organizmin e vjetër quhej “Rondo”. Por pavarësisht se kanë vazhduar funksionimin si arka për veprim, arka stok dhe dhoma tranzit , organzimi i punës në këto tre arka nuk është shoqëruar me miratimin e akteve nenligjore si udhëzime apo rregullore por ka vazhduar me rregulloret e vjetra e konkretisht me vendimin e këshillit mbikqyrës Nr.04 datë 16.01.2012 “Për organizimin dhe funskionimin e Departamentit të Emisionit” si dhe udhëzimit Nr.1798 datë 06.11.2001 “Mbi përdorimin e celësave të arkave me vlera monetare.
· Banka e Shqipërisë rregullon veprimtarinë e saj me Ligjin Nr. 8269 datë 23.12.1997, shtuar një dispozitë tranzitore,neni 76/1 me ligjin Nr. 8384 datë 29.07.1998.
Ky ligj përvec përcaktimit të statusit,të drejtave dhe përgjegjësive, normon dhe organizimin dhe drejtimin e Bankës së Shqipërisë.Konkretisht në nenin 41 të këtij ligji parashikohet se : “Banka e Shqipërisë organizohet,drejtohet dhe kryen vepraimtarinë e saj nëpërmjet Këshillit Mbikqyrës,administratorëve, që janë guvernatori dhe dy zëvendësguvernatorët, si dhe personelit,sic përcaktohet në këtyë ligj. Neni 42ndër të tjera, përcakton se : “Këshilli Mbikqyrës është organi me i lartë vendimarrës dhe mbikqyrës i politikave,administrimit dhe i operacioneve të Bankës së Shqipërisë…. Për këtë qëllim, guvernatori dhe dy zëvëndësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë duhet të informojnë,jo më pak se njëherë në muaj,Këshillin Mbikqyrës për cështjet kryesore që lidhen me :
a)administrimin dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë,
b)mbarvajtjen e sistemit bankar shqiptar në vecanti dhe të sistemit financiar në përgjithësi,etj.
Bazuar në Ligjin e Bankës së Shqipërisë, Këshilli Mbikqyrës, ndër të tjera ka këto kompetenca:
c)të miratojë të gjitha vendimet,rregulloret dhe udhëzimet me zbatim të përgjithshëm,që nxirren nga Banka e Shqipërisë,
f)të miratojë statutin dhe rregulloret e brendshme të Bankës së Shqipërisë,,
g)të vendosë mbi politikat e administrimit në përgjithësi , si dhe të përcaktojë mënyrat ose procedurat e përdorimit të mjeteve financiare për realizimin e veprimtarisë operative të Bankës së Shqipërisë.
Në nenin 44 të këtij ligji parashikohet që këshilli Mbikqyrës përbëhet nga nëntë anëtarë, e konkretisht:
-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë-kryetar i Këshillit Mbikqyrës,
-zëvendësguvernatori i parë i bankës së Shqipërisë-zëvendëskryetar i Këshillit Mbikqyrës,
Zëvendësguvernatori i dytë i Bankës së Shqipërisë,
-gjashtë anëtarë.
Sic konstatohet, aktualisht Banka e Shqipërisë përbëhet nga shtatë anëtarë,duke mos qenë i plotësuar me Zëvendësguvernatori i dytë i Bankës së Shqipërisë,dhe një anëtarë.
Në këtë nen sanksionohet se: Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësguvernatorët , mbështetur në propozimin e bërë nga guvernatori.
Ndërsa neni 48 i këtij ligji, parashikon se, cdo vend vakant në Këshillin Mbikqyrës do të plotësohet me emërimin e anëtarit të ri të Këshillit Mbikqyrës,sipas dispozitave të nenit 44 të këtij ligji.
Sic rezulton nga aktet, pozicioni i zëvendësguvernatorit të dytë prej disa vitesh është vakant si rezultat i mospropozimit të tij nga guvernatori, i cili është dhe kryetar i Këshillit Mbikqyrës, si detyrim që buron nga neni 44 i Ligjit për Bankën e Shqipërisë.
Në statutin e Bankës së Shqipërisë, miratuar me vendimin Nr. 100 datë 19.12.2000, në nenin 9 të tij parashikohet se:
9.1 Guvernatori është kryetar i Këshillit Mbikqyrës, dhe vepron si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë.
Në nenin 9.4 , parashikohet se, Guvernatori përgjigjet për :
b) zbatimin e vendimeve të miratuara nga Këshilli Mbikqyrës,
c)zbatimin e politika të miratuara nga Këshilli Mbikqyrës, për mbarvajtjen e veprimtarisë së përditshme,për administrimin e procedurave ekzekutive si dhe për qeverisjen e punëve administrative të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë,
ç)koordinimin e punës në Bankën e Shqipërisë që të sigurohet zbatimi i vendimeve,rregulloreve dhe udhëzimeve me karakter të përgjithshëm të miratuara nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë.
Ndersa në nenin 11 të statutit gjen rregullim funksioni i zëvendësguvernatorit të dytë, i cili ka një sërë detyrash për zbatimin e politikave të administrimit të miratuara nga këshilli Mbikqyrës e deri tek mbikqyrja drejtpërsëdrejti e veprimtarisë dhe strukturave të caktuar në Bankën e Shqipërisë, dhe organizon dhe drejton mbledhje periodike të tyre, më konkretisht përgjigjet para guvernatorit për:
a) Zbatimin e politikës rregullatore dhe juridike;
b) Zbatimin e politikave të administrimit të miratuara nga Këshilli Mbikqyrës,
c) Mbikqyrjen e zbatimit të procedurve të përdorimit të mjeteve financiare të bankës së Shqipërisë,
d) Zbatimin e procedurave në drejtimin e përgjithshëm ekzekutiv dhe administrativ të Bankës së Shqipërisë.
Por sic u analizua dhe sqarua ky funksion është vakant pasi nuk është nga guvernatori, duke sjell një vakancë në ushtrimin e përgjegjësive të parashikuara nga neni 11 i statutit të Bankës së Shqipërisë
Mungesa e Guvernatorit të dytë ka cënuar sistemin e kontrollit pranë Bankës së Shqipërisë, përpos kësaj kjo përbën cënim të autoritetit të Kuvendit që ka përcaktuar drejtimin e Bankës nga Tre Administratore.
Neni 53 i Ligjit për “Bankën e Shqipërisë” përcakton se:
1. Guvernatori vepron si drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarvajtjen e veprimtarisë së përditshme të Bankës së Shqipërisë.
Në këtë cilësi guvernatori i Bankës së Shqipërisë është përgjegjës për mirfunksionimin e të gjithë aparatit të Bankës së Shqipërisë, si dhe për drejtimin,kontrollin dhe mbikqyerjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë.
Pas vendimit per ndarjen e procedimit penal nr.5454/2014 te kesaj Prokurorie eshte vendosur dergimi ne gjykim i procedimeve penale ne ngarkim te te padnehurve Ardian Bitraj, etj per vepren penale te parsahikuar nga neni 136 i K.Penal dhe Elivar Golemi etj per vepren penale te shperdorimit te detyres, te parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Krahas personave te cilet jane hetuar dhe me pas jane derguar per gjykim per veprat penael te parashikuara nga nenet 136/2 dhe 248 te K.Penal , nga analiza e fakteve dhe provave si dhe nga shqyrtimi i Ligjit për “Bankën e Shqipërisë”, statutit të Bankës së Shqipërisë,akteve nënligjore si udhëzim apo rregullore të Këshillit Mbikqyrës, rezulton se përgjegjës në ardhjen e pasojës, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tij eshte dhe personi nen hetim :
1.Ardian Fullani, me detyrë ish- Guvernator i Bankës së Shqipërisë, njekohesisht ish- Kryetar i Këshillit Mbikqyrës dhe ish-Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, e konkretisht;
a) Nuk i ka propozuar Këshillit Mbikqyrës, zëvendësguvernatorin e dytë të Bankës së Shqipërisë, duke krijuar një boshllëk në përmbushjen e detyrimeve të këtij funksioni, të parashikuara nga neni 11 i statutit të Bankës së Shqipërisë, si detyrim që buron nga neni 44 i Ligjit për Bankën e Shqipërisë. Theksojmë që detyrat dhe përgjegjësitë e zëvendësguvernatorit të dytë të Bankës së Shqipërisë lidhen drejtpërsëdrejti me administrimin, mbikqyrjen dhe zbatimin e akteve e procedurave të përdorimit të mjeteve financiare si dhe në drejtimin e përgjithshëm ekzekutiv dhe administrativ në Bankën e Shqipërisë,
b) Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Mbikqyrës, nuk ka ushtruar kompetencat e tij për propozimin e nismave juridike të funksionimit të Bankës së Shqipërisë si detyrim që buron nga vendimi i Këshillit Mbikqyrës Nr.13 datë 22.02.2006. Bazuar në vendimin e Këshillit Mbikqyrës Nr.13 datë 22.02.2006 “Për miratimin e rregullores për nxjerrjen e akteve juridike” në kapitullin e II , neni 5 pika 1, parashikon se: Nismën propozuese për hartimin e akteve juridike e kanë :
a) Këshilli Mbikqyrës,…
Pra me nisjen e funksionimit të departamentit të Emisionit , Këshilli Mbikqyrës duhej të propozonte e miratonte rregulloret përkatëse për funksionimin e këtij departamenti.
Në vijim kryetari i Këshillit Mbikqyrës (guvernatori i Bankës së Shqipërisë) përgjigjet për hartimin dhe zbatimin e vendimeve të miratuara nga Këshilli Mbikqyrës, si përgjegjësi që parashikohet në nenin 9 të statutit të Bankës së Shqipërisë, miratuar me vendimin Nr. 100 dt.19.12.2000.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Departamenti i Emisionit deri ne muajin mars te vitit 2014 ka funksionuar jo me rregullore te veçante, por me urdhrin nr. Nr.1798 datë 06.11.2001. Ky urdher nuk percaktonte menyren e përdorimit dhe administrimit te çelësave aktiv dhe kodeve të kombinatorëve numerikë”, nga ana e treshes per veprim dhe asaj te arkes stok. Nisur nga keto rrethana ka përfituar dhe Ardian Bitraj, duke përvetësuar shuma të mëdha parash që gjendeshin në të dy arkat.
c) Në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të Bankës së Shqipërisë, nuk ka marrë masat e nevojshme ligjore për zbatimin e vendimeve dhe rregulloreve të Këshillit Mbikqyrës, si përgjegjësi që parashikohet nga pikat “b”, “c” dhe “ç” të nenit 9 të Statutit të Bankës së Shqipërisë,si dhe nenit 53 të Ligjit për Bankën e Shqipërisë, e konkretisht;
-zbatimin e vendimeve të miratuara nga Këshilli Mbikqyrës duke përfshirë zbatimin e politikave monetare...
-zbatimin e politikave të miratuara nga Këshilli Mbikqyrës,për mbarevajtjen e veprimtarisë së përditshme për administrimin e procedurave ekzekutive si dhe për qeverisjen e punëve administrative të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë,
-koordinimin e punës në Bankën e Shqipërisë që të sigurohet zbatimi i vendimeve,rregulloreve dhe udhëzimeve me karakter të përgjithshëm të miratuara nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë.
Vlen të përmendet mosmarrja e masave për zbatimin e rregullores Nr. 741 datë 28.03.2014, gjë e cila ka ndikuar drejpërsëdrejti në ardhjën e pasojës. Ky fakt është provuar nga kqyerjet e dokumentuara në ambjentet e Departamentit të Emisonit, procesverbali i pamjeve filmike si dhe tabela fotografike, pyetjet e te arrestuarve, etj.
Pra personi nen hetim , ish- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani, nuk ka marrë masa për zbatimin e vendimeve dhe udhëzimeve të miratuara nga Këshilli i Mbikqyrës, dhe moszbatimi i tyre ka ndikuar drejtpërsëdrejti në vjedhjen e Bankës së Shqipërisë.
d) në cilësinë e drejtorit të përgjithshem ekzekutiv të Bankës së Shqipërisë, personi nen hetim është i ngarkuar me mbarvajtjen e veprimtarisë së përditshme të Bankës së Shqipërisë , përgjegjësi të cilën nga analiza e hetimit të procedimit penal nuk e ka ushtruar.
e) Bazuar në vendimin e Këshillit Mbikqyrës Nr.82, date 15.11.2006, për miratimin e rregullores “Mbi inventarizimin e vlerave materiale e monetare në Bankën e Shqipërisë” në nenin 8 të saj përcaktohen kriteret skualifikuese për anëtarët e komisionit të inventarizimit. Ketu shprehimisht thuhet: Nuk mund të perzgjidhen si anëtarë të komisionit.. gërma a) punonjësit të cilët kanë marrë pjesë në komisionin paraardhës të ngritur për inventarizimin e vlerave të njëjta.
Në kundërshtim me këtë përcaktim të rregullores, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, personi nen hetim Adrian Fullani , me urdhërin nr.2601, datë 10.12.2012 dhe urdhërin nr.2650, datë 02.12.2013 ka ngritur komisionet për kryerjen e inventarizimit të detyrueshëm periodik të vlerave monetare në Bankën e Shqipërisë. Rezulton se në të dy këto komisione konstatohet caktimi i shtetasit Ilir Dedja për vitet 2012 dhe 2013 si anëtar komisioni për inventarizimin e arkës për veprim.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Keshilli i Ministrave me date 12.05.2010, ka nxjere Vendimin nr.345 , per shitjen e prones shteterore Ish –Hotel Dajti Bankes se Shqiperise per shumen 30.000.000 euro. Keshilli Mbikqyres i Bankes se Shqiperise me date 16.06.2010 ka miratuar vendimn me nr.40 per blerjen e kesaj pasurie te paluajtshme ne vleren 4.148.400.000 leke ose ne kundervleren 30.000.000 Euro. Personi nen hetim Adrian Fullani reuzlton nga hetimet te kete qene perosni qe i ka bere me dije anetareve te Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise se do te blihej kjo pasuri e paluajtshme. Organi procedues cmon se megjithe proceduren e dnejkur , prokurim i drejteperdrejte dhe veprimet e ndermara nga anetaret e komisionit te prokurimit, te gjitha keto veprime kane qene thjesht formale, per sa kohe qe te gjitha keto procedura te nisura me vendimin e Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise date 16.06.2010, datojne dite me vone se Keshilli i Ministrave te vendoste per shitjen e ish-Hotel Dajtit pikerisht Bankes se Shqiperise dhe duke caktuar dhe vleren per shitjen e kesaj pasurie te paluajtshme. Organi procedues konstaton dhe se vleresimi i ish –Hotel Dajtit , se pari eshte kryer nga eksperte te kontaktuar dhe caktuar nga Mimnistria e Ekonomise Tregetise dhe Energjitikes, duke mos u kryer asnje vleresim nga bleresi Banka e Shqiperise, perfaqesuar nga personi nen hetim dhe se ky vleresim eshte bere me metoden e fitimit, duke perllogaritur vleren e pasurise si nje hotel, ne nje kohe qe ndertesa nuk do te perdorej nga bleresi si hotel.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)