PRISHTINE - Prokuroria E Republikës së Kosovës ka kërkuar edhe tre muaj paraburgim për Ukë Rugovën, ish-deputetin e Republikës së Kosovës. Vendimi rreth kërkesës për vazhdim të masave të sigurisë pritet të merret gjatë javës së ardhshme. Nëse kjo kërkesë aprovohet, ish-deputeti Rugova do të mbetet në burg deri më 5 gusht. Lajmi është bërë i ditur sot në një shkrim të “Koha Ditore” në Kosovë.
Djalit i ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova akuzohet për përfshirjen e tij në një grup kriminal. E përditshmja kosovare ka siguruar kërkesën e prokurorit Allen Cunsick me të cilën kërkon vazhdimin e paraburgimit për Rugovën dhe të tjerët. Në këtë kërkesë zbulohet për herë të parë se miku i Rugovës, Izet Beqiri është i dënuar për krim të organizuar dhe trafikim droge në Itali dhe se autoritetet italiane po shqyrtojnë mundësinë që të nisin negociatat me Kosovën për ekstradimin e tij apo për vuajtjen e dënimit në Kosovë për veprat e kryera atje.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com