Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Hollandën, por kjo nuk pengon ekstradimin e Arben Frrokut drejt Shqipërisë ku ai është i dënuar me burg përjetë prej 29 qershorit 2015 kohë në të cilën Apeli i Krimeve të Rënda shpalli vendimin sqaruan burime nga Ministria e Drejtësisë për Report Tv.

Të njëjta burime sqaruan se aderimi në konventën e ekstradimit të Shqipërisë dhe Hollandës detyron dy vendet të shkëmbejnë midis tyre shtetas të kombësive të ndryshme

Nga Hollanda mund të ekstradohet një Shqiptar nëse kërkohet nga Shqipëria por jo një Hollandez dhe anasjelltas ku një Shqiptar i kërkuar nga Hollanda nuk ekstradohet por një Hollandez ekstradohet për llogari të drejtësisë së vëndit të tij".

Referuar nenit 504 të kodit të procedurës penale kërkesa për ekstradim është ekskluzivitet i Ministrisë së Drejtësisë të dërgojë për palën hollandeze kërkesën për esktradim këtë rast ndaj shtetasit Arben Frroku.

Në Ministrinë e Drejtësisë mëngjesin e sotëm është depozituar kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për Ekstradimin e Frrokut dhe pritet që në fillim të javës tjetër me postë diplomatike kjo kërkesë do t'i dërgohet Ministrisë së Drejtësisë në Hollandë.

"Materiali prej rreth 120 faqesh po perkthehet dhe pritet te dorezohet prane autoriteteve hollandeze brenda mesit te javes se ardhshme. Pas dorezimit te kerkeses jane autoritetet hollandeze qe do ta shqyrtojne dhe do te marrin vendimin mbi miratimin ose jo te ekstradimit," thuhet në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë. 

Kjo është kërkesa e dytë për esktradimin e Arben Frrokut nga një vend i Bashkimit Europian pas asaj të 2013 ku ai u ekstradua nga Greqia pasi u arrestua si i dyshuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.

Arben Frroku është ndaluar pak ditë më parë në Hollandë, por vetëm pasditen e djeshme Interpol Haga i konfirmoi Interpol Tiranës se shtetasi Renato Tsepa me pasaportë të falsifikuar greke ishte shqiptari me identitetin Arben Frroku.

pasaporta
(Pasaporta greke qe perdorte Arben Frroku)
 
Redaksia online
(s/shqiptarja.com)