Prokuroria e Hagës: Nuk i njohim masakrat e kryera në Kosovë nga forcat serbe

Prokuroria e Hagës: Nuk i njohim masakrat e kryera në Kosovë nga forcat serbe

Foto ilustruese

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka refuzuar të pranojë masakrat e kryera në Kosovë nga forcat serbe gjatë vitit 1999, që u zhvillua edhe fundi i luftës atje.

Kjo u vu në pah pasi gjyqtari i procedurës paraprake kishte urdhëruar avokatët e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar që t’i paraqitnin faktet për të cilat pajtohen të dy palët.

Në shkresën e përbashkët, avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kishin renditur 135 krime me masakrat më evidente të kryera përgjatë luftës. Asnjë prej masakrave nuk u pranua si fakt nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. ZPS për këtë më 10 nëntor e njoftoi Mbrojtjen.

Pasi kishte paraqitur në dy anekse faktet për të cilat ishin pajtuar me Mbrojtjen, të tilla si informacione personale të të akuzuarve, organi i akuzës ka treguar se me Mbrojtjen nuk pajtohet për masakrat.

“ZPS nuk pajtohet me faktet e gjetura në propozimin e përbashkët të Mbrojtjes. Fakte të tilla kanë të bëjnë me krime të cilat nuk janë në Aktakuzë dhe çdo marrëveshje për të nuk do t’i përshpejtonte procedurat”, thuhet në parashtrimin e Prokurorisë për faktet e dakorduara.

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kishin theksuar në shkresën e tyre të përbashkët ku theksonin masakrat ndaj familjes Jashari në Prekaz, masakrën e Reçakut, Çikatovës së Vjetër e masakrën e Mejës.

“Avokati i Hashim Thaçit, avokati i Kadri Veselit, avokati i Rexhepit Selimit dhe avokati i Jakup Krasniqit (së bashku, “Mbrojtja”) njoftojnë gjyqtarin e procedurës paraprake se më 31 tetor 2022 kanë dorëzuar propozim të përbashkët për marrëveshje mbi 135 fakte lidhur me krimet e kryera nga forcat serbe në vitet 1998/1999 në Kosovë, siç janë detajet e masakrës së familjes Jashari në Prekaz në mars 1998, të masakrës së Reçakut e janarit 1999, masakrës së Çikatovës së Vjetër, dhe masakrën e Mejës në prill 1999”, thuhet në shkresën e Mbrojtjes./Ekspress

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut