TIRANE - Ndër institucionet që pritet të pësojnë ndryshime ose që të shkrihen në një institucion të vetëm është dhe ai i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Një propozim të tillë, e ka bërë edhe vetë kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili lidhur me këtë nivel akuze ka thënë se vendi ynë nuk ka situata ekstreme për të patur një organ të tillë siç është ai i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Ajo prokurori ka patur rezultate të mira gjatë kësaj periudhe. Puna është vlerësuar pozitivisht si nga fajtorë ndërkombëtarë që mbëshettën krijimin e saj. Megjithatë në bindjen time në Shqipëri nuk është një situatë kaq ekstreme sa të kemi struktura të tilla për të ndërtuar prokurori apo gjykata të kësaj natyre”, është shprehur para pak kohësh kryeprokurori.

Ndërkohë që këtë ide e kanë përkrahur dhe juristë të njohur në vend, që nuk e shikojnë të domosdoshme funksionimin e Gjykatës së Krimeve të rënda dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pjesë e shkrirjeve të institucioneve të drejtësisë pritet të jenë dhe Kushtetuesja e Gjykata e Lartë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.09.2013
 
Redakasia online
(b.m/shqiptarja.com)