Prokuroria e Sarandës kërkoi burg, gjykata liron 4 nga 6 të arrestuarit e operacionit për tjetërsimin e pronave në Kanalin e Çukës

Prokuroria e Sarandës kërkoi burg, gjykata liron 4 nga 6 të arrestuarit e operacionit për tjetërsimin e pronave në Kanalin e Çukës

Pandi Zhonga, drejtor i Urbanistikës në bashkinë e Sarandës

Gjykata e Sarandës ka liruar nga qelia 4 nga 6 te arrestuarit e operacionit për tjetërsimin e pronave mes tyre një lulishte prej 10 mijë m2 në zonën e Kanalit të Çukës. Gjyqtari Shkëlzen Licaj ka vendosur ndryshimin e masës nga "arrest me burg" të kërkuar nga prokuroria në "arrest shtëpie" për Pandi Zhongen, Drejtor i Urbanistikes ne Bashki, Rovena Alikajn, juriste në ASHK, Arhondia Caraj, përfituese trualli dhe Valter Llomi, përfitues trualli.

Ndërkohë Aleko Anagnosti noter dhe Fredi Merkuri përfitues, u lanë në masën e sigurisë "arrest në burg" me afat 45 ditor, dhe sipas gjykatës, prokuroria do duhet të sjell prova. Për Ardian Kolën ish kreu e kadastrës Sarandë mbetet masa e arrestit në mungesë, ndërsa prej disa kohësh ai ka ikur në Angli duke dhënë më herët dorëheqjen nga posti.

Kujtojmë se një sipërfaqe prej 10 230 m2 tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës përmes një skeme falsifikimi "gatuar" në zyrat e shtetit iu dha dy biznesmenëve të cilët e shndërruan në truall për ndërtimin e një hoteli. Prokuroria e Sarandës përgjatë dy viteve hetime arriti të zbulojë se në këtë skemë të tjetërsimit të pronës publike janë përfshirë 10 persona, si zyrtarë, biznesmenë dhe qytetarë.

Në krye të listës ishte ish-drejtori i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola, i cili ka mbajtur detyrën në vitet 2019-2020. Urdhri i arrestit ndaj tij u lëshua nga prokuroria. Po kështu në kërkim janë shpallur dy vëllezër, pronarë të një hoteli në Sarandë dhe që do të ndërtonin një të dytë në tokën shtetërore që përfituan përmes dokumenteve false. Vëllezërit Behar dhe Bedri Muçobega akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. 

Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, (Lulishte), për qytetin e Sarandës. Por përmes falsifikimit të dokumentave, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimit më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, kjo tokë prej 10 mijë metra katror, është tjetërsuar te persona të tretë.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren