TIRANE - Grupi i hetimit i drejtuar nga prokuroria e Tiranës për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit 58-vjeçar Artan Santo, ka konkluduar listën e personave që do merren në pyetje në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, konfliktet e biznesmenit, apo edhe të dyshuar për krimin.
Sipas burimeve të A1Report, në listë janë bashkëpuntorët, ortakët dhe disa vartës të Santos, të cilët do të pyeten rreth marrëdhënieve të tyre me 58-vjeçarin, nëse ka patur konflikte me ta, apo nëse janë në dijeni të ndonjë konflikti mes tij dhe personave të tjerë.
Veç katër prokurorëve të rrethit në hetim është përfshirë edhe prokurori I Task Forcë të Antikrimit Ekonomik, Ndini Tavani.
Më herët nga zyra e Santos ishte sekuestruar kompjuteri i tij i punës dhe ai personal, ku do të shikohen të gjitha materialet apo e-mail që ka shkëmbyer për të parë nëse aty ka elementë që mund të ndihmojnë hetimin.
Ndërkohë, ditën e djeshme Kreu i SHISH Visho Ajazi Lika i ka dorëzuar kryeprokurorit Adriatik Lalla, një raport me informacionet dhe përgjimet që lidhen me zbardhjen e vrasjes së bankierit 58-vjeçar Artan Santo. Gazeta “Shqiptarja.com” ka mësuar se Lika ka marrë përsipër të sjellë informacionet që mund të kenë partnerët e huaj të shërbimeve sekrete, për të mësuar rreth problemeve që mund të ketë pasur bankieri shqiptare me bankierë të huaj, dhe jo vetëm.
Bankieri dhe botuesi i njohur Artan Santo, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga 6 plumba, më 26 qershor nga dy persona të maskuar, pranë selisë qendrore të bankës "Credins", teksa ishte duke hyrë në institucion.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lushnjë/ Bastet online, goditen dy raste nga policia! Arrestohen 2 persona, në hetim 3 të tjerë (EMRAT)
27 Dhjetor, 10:57
-
Integrimi në BE, Hasani: Na duhet të bëjmë detyrat tona! Me rëndësi që procesi të jetë transparent e të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe
27 Dhjetor, 10:56
-
Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin
27 Dhjetor, 10:46
-
Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari
27 Dhjetor, 10:43
-
Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes
27 Dhjetor, 10:35
-
VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite
27 Dhjetor, 10:27
-
Trafikuan 1 ton marijuanë me vlerë 3.37 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 4 trafikantët që u zbuluan nga përgjimet e Sky Ecc (EMRAT)
27 Dhjetor, 10:24
-
Hasani: Negociatat me Greqinë duhet t'i trajtojmë me kujdes, duhet punë tavoline, jo mikrofoni! Kemi nisur punën për organizimin e samitit të NATO-s në 2027
27 Dhjetor, 10:19
-
125 vjetori i lindjes së Lasgush Poradecit, ja letra e dashurisë që poeti i dërgonte gruas së tij
27 Dhjetor, 10:15
-
Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit
27 Dhjetor, 09:59
-
Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor
27 Dhjetor, 09:54
-
Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë
27 Dhjetor, 09:39